Turqia dhe jo vetëm është ngritur e tronditur mëngjesin e sotëm pasi një tërmet i fuqishëm 7.8 Rihter ka goditur pjesën juglindore duke lënë të vdekur mbi 100 persona dhe mbi 1000 të plagosur.
Tërmeti e ka pasur epiqendrën në qytetin Gaziantep, por është ndjerë në shumë zona përreth.
Mësohet se lëkundjet e tërmetit janë ndjerë përreth 45 sekonda duke sjell një dëm kolosal.
Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 04:17 minuta të mëngjesit, ndërsa frika për rritje të numrit të viktimave në vijim ekziston.r.t/abcnews.al