Organizata joqeveritare dhe Institucionet e Kosovës kanë organizuar një protestë solidarizuese me popullin e Ukrainës, i cili po përballet me agresionin nga Rusia, raporton Ekonomia Online.
Dajana Berisha, drejtoreshë ekzekutive e Forumit për Iniciativa Qytetare “FIQ” për Ekonomia Online tha se i kanë ftuar në këtë protestë institucionet e Kosovës, ambasadat e të gjitha organizatat joqeveritare.
“Kjo e sotmja është një aktivitet në vazhdën e aprovimit të rezolutës prej kuvendit të Kosovës në mbështetje të popullit ukrainas. Ne jemi sot këtu nëpërmjet një gjesti simbolik qytetar për të shprehur mbështetjen dhe solidaritetin e Kosovës në rrafshin njerëzor institucional të OJQ-ve ndaj popullit të Ukrainës. Jemi këtu për t’u përcaktuar për pozicionin tonë me vlerat perëndimore me momentet mjaft të vështira që po i kalon populli i ukrainas si rrjedhojë e agresionit të federatës ruse. Jemi për tu përcaktuar se jem pro vlerave demokratike zhvillimore dhe jo atyre autokratike”, tha Berisha.
Të pranishëm janë ambasadorë të akredituar në Kosovë, gazetarë e përfaqësues të shoqërisë civile.
Kësaj protestë iu është bashkangjitur edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.