Opinionisti Halil Matoshi në një shkrim ka folur për marrëveshjen në mes Kosovës dhe Serbisë për Asociacionin.
Sipas Matoshit janë tri teza për një debat profesional për Asociacionin.
“Tre janë tezat për debat profesional për Asociacionin: E para, Kosova ka ratifikuar me 84 vota marrëveshjën e Parë ndërkombëtare, (2013) që mbetët obligim shtetëror dhe (gjashtë pika) marrëveshja e Parë nuk ka qenë objekt shqyrtimi nga Gjykata Kushtetuese (ishin Parimet e Statutit, 2015 që iu nënshtruan testit të Gjykatës) së këndejmi është e panegociueshme dhe e pashmangshme”, ka shkruar ai.
Shkrimi i plotë:
Tre janë tezat për debat profesional për Asociacionin: E para, Kosova ka ratifikuar me 84 vota marrëveshjën e Parë ndërkombëtare, (2013) që mbetët obligim shtetëror dhe (gjashtë pika) marrëveshja e Parë nuk ka qenë objekt shqyrtimi nga Gjykata Kushtetuese (ishin Parimet e Statutit, 2015 që iu nënshtruan testit të Gjykatës) së këndejmi është e panegociueshme dhe e pashmangshme.
Së dyti, nëse Qeveria Kurti këmbëngul që të mos gjëjë zbatim Marrëveshja e 2013 përse nuk nisë procedurat e abrogimin në Kuvend (sipas të njëjtes procedurë siç është ratifikuar?) dhe sëtreti, a është Asociacioni kategori kushtetuese?
Tjerat janë postulate politike që s’kanë lidhje me konceptet ligjore-juridike.
Dokumenti franko-gjerman ose euro-amerikan, siç po cilësohet sëfundi, i dakorduar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishte i modelit “merre ose leje”, pra i panegociueshëm dhe i mbyllur. Sëkëndejmi sipas Protokolit të Vjenës, marrëveshje ndërkombëtare edhe pse e panënshkruar!
Në bazë të këtij protokoli, ato cilësohen marrëveshje edhe pa parafim, nënshkrim e ratifikim, por vetëm nëse për to ka procescerbal të instancës, apo edhe dakordim gojor.
Në “debatin” e Prishtinës pos ngarendjës me mujshi për delegjitimimin e të vërtetës së palës tjetër, nuk ka asgjë thelbësore, sepse nuk ka ekspertizë juridike, neutrale ndaj qendrava politike.
Pika shtatë e planit rreth të cilës po thyhen shtizat, është ritheksim i asaj që e përmban Pakoja Ahtisaari, sëkëndejmi Kushtetuta e Kosovës.
Neni 143 i Kushtetutës [Propozimi Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës] parasheh në pikën 2 se pavarësisht dispozitave tjera të kësaj Kushtetute se dispzitat e Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të datës 26 mars 2007 kanë epërsi ndaj të gjitha dispozitave të tjera ligjore në Kosovë.
Ndërsa në Pikën 7 të Planit franko-gjerman termi vetmenaxhim “u shpik” si zëvendësim për “vetqeverisje” të komunitetit serb dhe mund t’u referohet kompetencave të tanishme që i kanë komunat me shumicë serbe në Kosovë, sipas Ligjit për qeverisje lokale, e që mund të ndërlidhen me Asociacionin, si garanci Ndërkombëtare për këto të drejta njëherë të fituara. Derisa në Pako (Aneksi III (Decentralizim, Neni 9) – Bashkëpunimi ndërkomunal – parasheh krijimin e asociacioneve në shumës (shih: 9.2 Bazuar në parimet e Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, komunat do të kenë të drejtë të formojnë dhe marrin pjesë në asociacionet e komunave të Kosovës për mbrojtjen dhe promovimin e interesave të tyre të përbashkëta, në pajtueshmëri me ligjin.)
Sëdyti, Pakoja Ahtisaari
parasheh një organ vendimarrës (Shih: 9.1.2 Partneritetet komunale mund t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për implementimin dhe ushtrimin e bashkëpunimit funksional, mes tjerash, përmes themelimit të një organi vendimmarrës të përbërë nga përfaqësuesit e emëruar nga kuvendet komunave pjesëmarrëse (…)
Kosova e ka adaptuar Asociacionin në Kushtetutë
Neni 60 [Këshilli Konsultativ për Komunitete] në pikën 3, ku thuhet se mandati i Këshillit Konsultativ për Komunitete përfshin:
(1) ofrimin e një mekanizmi për shkëmbimin e rregullt ndërmjet komuniteteve dhe
Qeverisë së Kosovës;
që literalisht është bartur në pikën 7 të Planit franko-gjerman: “Të dyja palët angazhohen të krijojnë marrëveshje dhe garanci specifike, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe duke u mbështetur në përvojat ekzistuese europeane, për të siguruar një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe aftësinë për ofrimin e shërbimeve në fusha specifike, duke përfshirë mundësinë e mbështetjes financiare nga Serbia dhe një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi për komunitetin serb me Qeverinë e Kosovës.(…)
Për pasojë të lëvizjës çoroditëse të marsit 2004, e sidomos moszbatmit të verdiktit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës (2016) për pronat e Manastirit të Deçanit, në vazhdim të pikës 7 vjen edhe një masë shtrënguese për Kosovën që ka të bëjë me Kishën Ortodokse Serbe: “Palët do ta zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë nivel të fortë mbrojtjeje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese europeane.”
Pse ndryshoi narrativa e dialogut Kosovë-Serbi?
Sëpari, Qeveria e Kosovës (Kurti 2) pas një varg gabimesh (moslejimi i zgjedhjeve të Serbisë në veri të Kosovës, (megjithë të drejtën për dyshtetësi) pastaj shpallja e zgjdhjeve vendore atje (pastaj shtyerja) e sidomos përpjekja e zbatimit të ligjit për targat me mas policore) dialogun rreth veriut nga çështje politike e ktheu në çështje të sigurisë, sepse në ndërkohë ndërroi gjeopolitika globale, duke qenë se Europa (kufijtë e NATO-s) u përfshi në luftë (me agresionin rus në Ukrainë.)
Është një rregull i pashkruar se shteti që nuk i zbaton marrëveshjet ndërkombëtare dhe ligjet e veta të brendshme, cilësohet në praktikat ndërkombltare shtet i dështuar.
Marrëveshjet Ndërkombëtare, duke qenë se në sistemin kosovar bëhen pjesë e sistemit të brendshëm ligjor të Kosovës, ato zbatohen ose abrogohen, sipas të njëjtes procedurë siç janë arritur.
Rrugë të tretë nuk ka. Murëpo, ashiqare që Albin Kurti e dinte se abrogimi i asaj Marrëveshjehe do të përcillej me izolim dhe sanksionim, mbanë qëndrim dubioz ndsj saj: përbrenda u thotë militantëve se “Zajednica” nuk kalon, kurse përjashtë është pajtuar me pikat 7,10 dhe 11, që flasin për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të Brukselit. Porse, për ta shitur në publik. ai i jep rëndësi rënditjës (pika 20-11.) pra formës e jo përmbajtjes.