Ndërmarrjet publike dhe emërimi i bordeve ka qenë një nga pikat kyçe të opozitarizmit të kryeministrit aktual Albin Kurti gjatë kohës sa ishte kryeministër.
Kurti kritikonte atë botë partitë në pushtet për emërime politike e klanore në ndërmarrjet publike, gjë që sipas tij kishte shkatërruar ato, shkruan Veriu.info.
Por maskaradën e njëjtë po e bën vet Kurti tash në kohën kur është në drejtim të qeverisë, si kryeministër.
Sot qeveria ka njoftuar për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Bordit të ndërmarrjes Ibër Lepenci, ku Kurti ka shpërfillur tërësisht rekomandimet e Ambasadës Britanike e cila monitoron procesin e intervistimit të kandidatëve për pozita të rëndësishme në ndërmarrjet publike.
Qeveria e Kosovës ka përzgjedhur 6 anëtarët e Bordit të Ibër Lepencit, ku vetëm njëri nga të përzgjedhurit është rekomanduar nga Ambasada Britanike, kurse të tjerët ose nuk janë rekomanduar fare ose figurojnë poshtë në listën e rekomandimit.
6 kandidatët e parë të rekomanduar nga britanikët janë:
Denis DAUTAJ 23.0
Shaqir REXHEPI 21.5
Remzi SELIMI 21.0
Fidaim JASHARI 19.5
Violeta HOXHA 19.5
Valon JAHAJ 19.5
Kurse të përzgjedhurit e Albin Kurtit janë:
Bajram Mustafa – kryesues
Violeta Hoxhaj
Denis Dautaj
Valmira Laitifi
Avdullah Nishori
Muzafer Luma
E njëri nga të emëruarit, Bajram Mustafa – kryesues, del të jetë i besuari i madh i Albin Kurtit, pasi i njëjti derisa ishte kandidat për Bord të Ibër Lepencit, ishte po ashtu anëtar i komisionit vlerësues në KRU Prishtina ku kishte mundësinë të përzgjidhte anëtarët e bordit të ujësjellësit.