Mashtrohet vushtrriasi, i morën para kinse për rregullimin e vizës së punës

Një person në Vushtrri kishte lajmëruar policinë se është mashtruar nga një person tjetër, në lidhje me rregullimin e dokumentacionit për vizë pune, njofton policia.

Sipas policisë,  i njëjti viktimës për t’ia kryer këtë punë ia ka marr një shumë parash dhe më pas, nuk iu është lajmëruar më.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, duke e mashtruar për ti rregulluar një dokumentacion për vizë pune, i ka  kërkuar-marr një shumë parash prej dhe nuk i është lajmëruar më. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante”, bënë të ditur policia./Telegrafi/

 

Next Post