Javën e kaluar, një familje nga Drenasi kërkoi para nga qytetarët për të shëruar jashtë vendit të sapolindurin i cili kishte probleme me zemrën.
Bamirësit arritën që në kohë rekorde të siguronin paratë, e që për këtë familja doli me një njoftim duke falënderuar të gjithë ata që kontribuuan në sigurimin e parave.
IndeksOnline ka mësuar se ende pa u dërguar vogëlushi jashtë vendit për shërim, dikush hyri në llogarinë e familjes dhe i keqpërdori rreth 20 mijë eurot e siguruara.
Nëna e vogëlushit e tronditur me lajmin, është nisur menjëherë drejt policisë në Prishtinë për ta denoncuar rastin.
Ajo i ka deklaruar hetuesve se është të mërkurën pas orës 01 e 20 minuta është mashtruar nga një person i panjohur, i cili nga llogaria e saj bankare ka keqpërdorur rreth 20.000 euro duke kryer blerje online, raporton IndeksOnline.
Njësiti i krimeve kibernetike ka nisur hetimet intensive dhe është në proces të verifikimit të rastit