Fjala është për “kartelat e bardha”, të cilat duket se qëllimin e kanë të zi, pasi që në formë mashtrimi janë përhapur në tregun tonë online.
Këto kartela bankare, sipas ekonomistit Remzi Ismajli, gjenezën e krijimit e kanë të kartelat ruse, të cilat ua kanë shitur njerëzve në vend të kartelave telefonike me qëllim të marrjes së informacioneve, raporton Kiks Kosova.
Kjo sipas Ismajlit, krejtësisht bëhet te ata persona të cilët nuk kanë njohuri për to dhe bien lehtësisht viktima.
Krejt kjo skemë mashtruese e profitabile për dikë, mund të ketë pasoja të mëdha financiare për individë, e që më pas mund të ketë edhe implikime të shpëlarjes së parave.
Ekonomisti Ismajli thotë se përmes këtyre kartelave të ashtuquajtura të bardha, mund të ketë dy të zeza për qytetarët: mashtrim në rast se shitja e tyre është e rremë dhe dëm te personat nëse janë të vërteta e përdoren.
Sipas tij, stabiliteti financiar në Kosovë është i qëndrueshëm dhe monitorimi i këtyre transaksioneve është i madh.
Njohësi i ekonomisë nuk beson që do bëhet dukuri, por që duhet vigjilencë edhe e Bankës Qendrore edhe e bankave komerciale, sidomos në ATM ku mund t’i përdorin këto mjete. /Klankosova.tv