GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

MAShTI me shkresë ndaj komunave të Kosovës, shkak rastet e vetëlëndimit të të miturave në TikTok

14/10/2024
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
MAShTI me shkresë ndaj komunave të Kosovës, shkak rastet e vetëlëndimit të të miturave në TikTok
Share on FacebookShare on Twitter

 

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit duke marrë shkas nga rastet e fundit të vetëlëndimit të vajzave të mitura si pasojë e ndikimit nga platforma TikTok, u është drejtuar sot përmes një shkrese të gjitha komunave të Republikës së Kosovës për t’ua rikujtuar domosdoshmërinë për zbatimin të politikave të mbrojtjes së fëmijës, në mënyrë që fëmijët të rriten të sigurt dhe të mbrojtur nga rrethanat e dëmshme për zhvillimin e tyre.

 

MAShTI si hartuese e politikave ka bashkëvepruar me instancat tjera në fazën e hartimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës dhe të akteve nënligjore që derivojnë nga ky ligj.

 

“Në linjë me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës, është hartuar edhe Politika për Mbrojtjen e Fëmijës në Arsimin Parauniversitar, e cila ka për qëllim krijimin e një mjedisi të sigurtë për të gjithë fëmijët dhe të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar publik dhe privat në Kosovë, duke vendosur parime dhe rregulla, të cilat duhet respektuar denjësisht. MAShTI ka kërkuar që ky dokument të ndahet me të gjithë drejtorët e shkollave, me sygjerimin që t`i kalohet stafit të institucioneve edukative dhe arsimore për ta lexuar, mirëkuptuar dhe nënshkruar deklaratën e saj”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

 

“Aktualisht stafi i MAShTI është duke i mbajtur seancat informuese me komuna në lidhje me këtë dokument. Deri tani janë realizuar seancat në: Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Klinë, Prishtinë, dhe do të vazhdohen këto ditë edhe në komunat: Lipjan; Shtime, Fushë Kosovë, Graçanicë, Obiliq, Kamenicë, Rahovec, Suharekë, Vushtrri, Istog, deri sa t`i mbulojmë të gjitha, përfshirë edhe me tryeza të përbashkëta”.

 

“Përmes edukimit për mbrojtje, institucionet tona edukative dhe arsimore, aftësojnë fëmijët dhe të rinjtë për sjellje të mira e të shëndosha, në çdo nivel e rrethanë, si dhe për shmangien nga konfliktet dhe rreziqet, përfshirë ato virtuale dhe reale. Në mënyrë specifike, për aspektet e mbrojtjes në internet, MAShTI ka hartuar politika, përfshirë: udhëzime administrative, materiale lehtësuese dhe didaktike.MAShTI ka hartuar pakon e udhëzuesve “Udhëtimi nëpër internet” (2 udhëzuesit për nxënës, 1 për mësimdhënës dhe 1 për prindër), me të cilën ofrohen alternativat e përdorimit të internetit në mënyrë të dobishme e të përgjegjshme, duke trajtuar këtë tematikë me qasje ndërkurrikulare, ekstrakurrikulare dhe me mësim zgjedhor”.

 

“MAShTI i ka ndarë këto materiale me drejtorë dhe mësimdhënës, si dhe i ka trajnuar kordinatorët e cilësisë për përdorimin e tyre, ndërsa këtë vit i ka finalizuar edhe dy udhëzues për mbrojtjen e fëmijës në internet ( klasa 10-12 dhe për edukatoret e institucioneve parashkollore). Ministria e Arsimit, po ashtu ka organizuar në vazhdimësi fushata ndërgjegjësuese për sigurinë në internet, me qëllim që shkollat të promovojnë përdorimin e sigurt të internetit (me kërkesën e MAShTI, çdo vit shënohet Dita për internet të sigurt me aktivitete të larmishme ndërgjegjësuese)”.

 

“Mbi këto tema (konteksti i edukimit), kërkohet qasje proaktive nga i gjithë stafi edukativ-arsimor, si në parandalim, identifikim, ashtu edhe në raportim e referim të rasteve në nevojë për t`u mbrojtur dhe trajtuar.Duke e ditur rolin e rëndësishëm të psikologëve dhe pedagogëve në shkolla, MAShTI gjithashtu ka ndarë buxhetin për më shumë se 500 pozita për psikologë dhe pedagogë, për çka edhe bëjmë thirrje tek komunat që sa më parë të shpallin konkurset”.

 

MAShTI kërkon bashkëpunimin dhe vëmendjen e komunave, në mënyrë që të zbatohen suksesshëm politikat e përbashkëta, në të mirë të fëmijëve tanë.

Tags: MASHT
ShareTweetShare
Previous Post

Bislimi takohet me Zhivkoviq, flasin rreth bashkëpunimit të qeverisë me UNDP-në

Next Post

Liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë marrëveshje të reja në Berlin

Next Post
Liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë marrëveshje të reja në Berlin

Liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë marrëveshje të reja në Berlin

Lajmet e fundit

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

21/05/2025
Deputeti i VV-së sjell fjalët e Selimit nga Haga

Deputeti i VV-së sjell fjalët e Selimit nga Haga

21/05/2025
Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

21/05/2025
Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.