Vritet nje grua shqiptare ne Zvicer. Behet fjale per nje 37-vjecare e cila jetonte ne Vevey VD.
Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj vdekjeje, e cila dyshohet se mund të ketë ardhur si pasojë e dhunës në familje.
Autori i dyshuar është partneri i saj, nje 42 vjecar nga Kosoca, i cili edhe është arrestuar, sikurse raporton Blick.
I dyshuari është paraqitur në stacionin policor në kantonin e Bernës. Ai kishte deklaruar se kishte plagosur partneren e tij. Mirepo kur policia ka hyre brenda e ka gjetur gruan te goditur me thike dhe te vdekur.
Mesohet se 4 femijet e çiftit jane marrë në kujdestari nga familja e gruas.