Të paktën 8 persona kanë humbur jetën ndërsa 7 të tjerë janë plagosur pasi një person i armatosur ka qëlluar me armë në një qendër tregtare në Alen në veri të Dallas të shtetit Teksas.
Ky është moment kur klientët vrapojnë pasi dëgjojnë të shtënat e armëve në këtë qendër tregtare në zonën ku jetojnë 100 mijë banorë. Ndërsa trupat e pajetë shihen në rrugë. Policia njoftoi se në mesin e të plagosurve ka edhe fëmijë. Autori sipas dëshmitarëve ka nisur të qëllonte pa dallim në drejtim të njerëzve.
Policia ndërhyri menjëherë duke ekzekutuar në vendngjarje autorin e kësaj masakre, duke shmangur që kjo masakër të merrte përmasa më tragjike. Autoritetet kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë, teksa motivet janë ende të paqarta. Të shtënat me armë janë një plagë në shoqërinë amerikane, ku që nga fillimi i vitit ka pasur 198 të shtëna masive.