Me dy ndeshjet e zhvilluara sot, është kompletuar xhiro e 27 e Superligës së Kosovës në futboll.
Dukagjini ka marr një fitore të madhe nga ballafaqimi me Ferizajn, skuadër të cilën e ka mposhtur me rezultat 3-1, duke u rikthyer pas humbjes nga Trepça 89’.
Viltor Hugo, Santos dhe Otto John shënuan për skuadrën e Armend Dallkutn ndërsa Bardhi realizoi golin e vetëm për mysafirët.
Drita nga ana tjetër mori një tjetër fitore të rëndësishme në luftën për titull kokë më kokë me Ballkani duke e mposhtur Drenicën në Gjilan me rezultat 3-0 me golat e realizuara nga Vitija, Baftiu dhe Muharrem Jasharit.