Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer e ka quajtur ditën e sotme “historike” pas marrëveshjes tregtare me Amerikën.
Ai shprehu mirënjohje ndaj ekipit negociator të presidentit amerikan, duke thënë se ata bënë “një punë të jashtëzakonshme dhe shumë profesionale”.
“Kjo do të nxisë tregtinë”, tha Starmer.
“Kjo jo vetëm do të mbrojë vendet e punës, por do të krijojë vende pune, duke hapur akses në treg”, shtoi ai.
“Të jesh në gjendje të shpallësh këtë marrëveshje të madhe në të njëjtën ditë, 80 vjet përpara, pothuajse në të njëjtën orë – dhe siç ishim 80 vjet më parë me Mbretërinë e Bashkuar, SHBA-të duke qëndruar krah për krah – mendoj se është tepër e rëndësishme dhe e bën këtë vërtet historike”.