Boksieri shqiptar, Florian Marku, sonte do të luftojë për mbrojtjen e titullit IBF International në kategorinë e peshave të lehta.
Marku për kundërshtar do ta ketë boksierin britanik, Chris Jenkins, shkruan Gazeta Express.
Boksieri shqiptar deri tani ka zhvilluar 11 meçe si boksier profesionit, ku në dhjetë prej tyre i ka fituar, teksa ka edhe një barazim.
Kurse, Jenkins ka 23 fitore, 4 humbje dhe 3 barazime në 30 meçe të deritanishme.
Marku është 29-vjeçar dhe është i gjatë 174 centimetra. Kurse, Jenkins është 33-vjeçar dhe i gjatë 175 centimetra.
Ndryshe, meçi mes këtyre dy boksierëve do të zhvillohet në “Utilita Arena” në Newcastle