Sipas raportimeve të fundit, Mario Gotze do të largohet nga PSV Eindhoveni.
Mesfushori gjerman raportohet se është shumë afër kalimit te Benfica, transmeton Gazeta Express.
Mediumi portugez “A Bola” së fundmi raportoi për interesimin e Benficas për Gotzen.
Një marrëveshje mes palëve thuhet se është shumë afër që të arrihet, teksa zyrtarizimi mund të bëhet brenda pak ditëve.
30-vjeçari te PSV-ja u transferua në vitin 2020, teksa ai me këtë klub ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.
Detaje tjera rreth bisedimeve mes Gotzes dhe Benficas nuk janë bërë ende të ditura. /Gazeta Express/