Përkundër bindjeve se Ballkani Perëndimor, e me këtë edhe Serbia dhe Kosova, “nuk do të jenë në hartën e administratës së re të SHBA në vitin e parë”, një bisedë telefonike midis presidentit të SHBA Joseph Biden dhe kancelares gjermane Angela Merkel tregoi krejt të kundërtën – që gjendet në listën e prioriteteve, kur bëhet fjalë për politikën e jashtme të të dy vendeve, raportojnë mediet serbe.
Në bisedën midis dy liderëve, zgjidhja e situatës në Ballkanin Perëndimor u vendos në listën e gjashtë temave më urgjente, përveç çështjeve që lidhen me Afganistanin, Kinën, Iranin, Rusinë dhe Ukrainën.
Në raportin mbi konkluzionet më të rëndësishme të bisedës telefonike midis Joe Biden dhe Angela Merkel shkruan si më poshtë:
Presidenti Joseph Biden foli sot me Kancelaren gjermane Angela Merkel, duke i përcjellë asaj dëshirën e tij për të thelluar marrëdhëniet midis dy vendeve. Ai shprehu qëllimin e tij për të ringjallur aleancën transatlantike, duke përfshirë NATO-n dhe Bashkimin Evropian, si një gur themeli i sigurisë kolektive dhe vlerave të përbashkëta demokratike”, shkruan në kumtesën e kabinetit të qeverisë gjermane.
Siç shtohet tutje, Ballkani Perëndimor, ku e vetmja çështje e ndezur në këtë moment është zgjidhja e marrëdhënieve dhe arritja e një marrëveshjeje të qëndrueshme midis Kosovës dhe Serbisë është vendosur në krye të prioriteteve të SHBA dhe Gjermanisë, shkruan në mes tjerash në kumtesë.