GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Maqedonci fshihet nga letra e vet e dhimbshme te KFOR-i, bën prap politikë me siguri të vendit: “Assesi nuk pajtohemi”

13/03/2025
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Maqedonci fshihet nga letra e vet e dhimbshme te KFOR-i, bën prap politikë me siguri të vendit: “Assesi nuk pajtohemi”
Share on FacebookShare on Twitter

“Nuk pajtohemi assesi…por e respektojmë”.

Për të kush e di të satën herë me radhë, Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i këndoi refrenit propagandues të Albin Kurtit, për atë që jepet sikur të ishte barrë nga forca e NATO’s – e që në realitet janë muskujt më të mëdhenjë në botë, dhe vetë integriteti territorial i vendit – që FSK-ja duhet të merr paraprakisht miratim nga misioni paqembajtës i tyre për të vepruar në veri.

“Zotim i njëanshëm”, e quajti sërish Maqedonci në një konferencë për shtyp para dy ditësh, referuar Marrëveshjes Kosovë – NATO (2013) që Forca e Sigurisë së Kosovës (asokohe vetëm me mandat trajtimi emergjencash natyrore, e jo ushtri) të mos veprojë në veri pa autorizim paraprak të NATO-s, përkatësisht KFOR-i.

Vetë KFOR-i në një përgjigje për Nacionale e quan “Marrëveshje Kosovë – NATO”, që e përmbys fajëhedhien qeveritare të sotme ndaj Hashim Thaçit, ku është shkuar aq larg nga kryeministri i vendit duke e vlerësuar si “të njëanshme” dhe shtruar pyetje “pse ka pasur nevojë?” ta dërgojë atë letër.

Megjithatë, krejt ky diskurs qe përmbysur kur u kuptua se në dhjetor vetë Ejup Maqedonci i ka dorëzuar rizotim me shkrim te KFORi – në një letër, që përmbajtësisht, merrte përmasa të mëdha kërkimfaljeje për një “gabim” kur pjesëtarë të Togës Ceremoniale kishin marrë pjesë në një varrim në veri.

Kjo temë u rikthye sërish në vëmendje kur Shefi i NATO-s, Mark Rutte, bashkë me ambasadorë të shteteve anëtare të NATO-s, ishte në vizitë në Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë, vizitë kjo në dy vende me probleme sigurie, paqja e të cilëve mirëmbahet nga misione ndërkombëtare.

Maqedonci, sërish: Zotim, me të cilin assesi s’pajtohemi por e respektojmë…

“Sa i përket respektimti të zotimit të 2013, sepse shpesh është keqinterpretuar, dhe një letër që kam dërguar pikërisht për Komandantin e KFOR-it. Asnjëherë nuk kam bërë rizotim. Ministrin e Mbrojtjes nuk bën rizotim të një letre që është bërë si zotim nga një kryeministër i Sekretarit të Përgjitshëm të NATO-s (…)

(…) ne kemi vazhduar të theksojmë gjithmonë se do të vazhdojmë të respektojmë zotimin e vitit 2013 pavarësisht që ne nuk pajtohemi assesi me kufizimet që ka FSK për veprim në veri të vendit, pa koordinim parapral të KFORit, mirëpo do të vazhdojmë ta respektojmë këtë zotim”, tha Maqedonci.

Hmmm…

Vetë KFOR-i i referohet për Marrëveshje NATO- Kosovë, e para.

Së dyti, rizotimi i Maqedoncit…

Në një varrim në fshatin Bistricë ku po i jepej lamtumira ish-ushtarit të UÇK-së, Behxhet Hetemit, lindi krejt ‘telashja’ mes Qeverisë së Kosovës dhe KFOR-it, ku disa pjesëtarë të Togës Ceremoniale të FSK-së morën pjesë në funeral. Kjo ngjarje çoi deri te rizotimi qeveritar që FSK nuk shkon në veri pa leje të KFOR-it, për çka gazeta Nacionale kishte raportuar muaj më parë.

Gazetari Lirim Mehmetaj publikoi letrën e dërguar nga Minsitri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, te Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, e cila në thelb të jetë e përmasave gati se ‘penduese e vajtuese’: ku thuhet se kanë gabuar, ishte keqkoordinim i brendshëm, i paqëllimshëm, dhe me lokacion të shkruar gabim si “Bistricë, Komuna e Mitrovicës”.

I ndjeri që po varrosej ishte vëllau i Lulzim Hetemit, kryetarit të Leposaviqit nga Vetëvendosja: ku kishte marrë pjesë, Albin Kurti, Faton Peci, Armend Muja, një deputete në legjislaturën që ka kaluar që mban emrin Arjeta Fejza, Erden Atiqi dhe Sali Zyba.

Letra e plotë e Maqedoncit pa ndërhyrje:

I nderuar Gjeneral Barduani,

Po ju shkruaj këtë letër në lidhje me shqetësimin e shkaktuar nga pjesëmarrja e Togës Ceremoniale të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ceremoninë mortore të z. Behgjet Hetemi, e mbajtur në Bistricë e Shalës më 24 Nëntor 2024.

Pas pranimit të letrës suaj, menjëherë kërkova nga Forca e Sigurisë së Kosovës informacione të hollësishme dhe mora sqarime lidhur me aktivitetin e ekipit ceremonial të FSK-së në Bistricë.

Pjesëmarrja e Togës Ceremoniale të FSK-së në ceremoninë e përmendur u realizua me kërkesë të Organizatës së Veteranëve të Luftës. Kryerja e ceremonive të tilla është një nga detyrat rutinë të Togës Ceremoniale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, sipas Ligjit Nr. 04/L-261. Në kërkesën e pranuar, lokacioni ishte përmendur si Bistricë, Komuna e Mitrovicës, gjë që kontribuoi në konfuzion dhe gabim.

Mund t’ju siguroj se prania e Togës Ceremoniale në aktivitetin e përmendur në Bistricë pa miratimin paraprak nga KFOR-i ndodhi për shkak të një keqkoordinimi të brendshëm dhe ishte krejtësisht e paqëllimshme. Duke njohur ndjeshmërinë e çështjes, dua t’ju siguroj se kam ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe kam udhëzuar udhëheqësinë e FSK-së të marrë masa adekuate për të parandaluar gabime të ngjashme në të ardhmen.

Ministria e Mbrojtjes dhe Qeveria e Republikës së Kosovës do të respektojnë angazhimin e bërë përmes letrës së datës 19 Prill 2013, nga ish-kryeministri Thaçi, i cili angazhohet se Forca e Sigurisë së Kosovës do të ndërmarrë një mision në pjesën veriore të Republikës së Kosovës vetëm me miratimin paraprak nga KFOR-i.

Duke shpresuar që kjo të mos dobësojë besimin tonë të ndërsjellë dhe të mos ndikojë në bashkëpunimin tonë të shkëlqyer, ju lutem pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Me respekt,

Ejup Maqedonci

Ministër i Mbrojtjes

Tags: Ejup MaqedonciMarrëveshje Kosovë – NATO
ShareTweetShare
Previous Post

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: Burrë

Next Post

Abdixhiku: Vetëvendosje e deshi Hysen Çekajn në listën e vet për deputetë, e thirrën, prandaj po e sulmojnë

Next Post
Abdixhiku pas takimit të kryesisë së LDK-së: Vlerësojmë dhe kuptojmë mesazhin e qytetarëve

Abdixhiku: Vetëvendosje e deshi Hysen Çekajn në listën e vet për deputetë, e thirrën, prandaj po e sulmojnë

Lajmet e fundit

“Qeveri vetëm me VV-në”, Bajrami i reagon Bashës: Pse duhet VV të bëjë koalicion me ‘hajvanat’?

“Qeveri vetëm me VV-në”, Bajrami i reagon Bashës: Pse duhet VV të bëjë koalicion me ‘hajvanat’?

13/05/2025
Rama fajson Qeverinë, për mungesë të automjeteve në Komunën e Prishtinës

Ndërprerja e grumbullimit të mbeturinave në Prishtinë, Brestovci hedh akuza ndaj asamblistëve të LVV-së dhe PDK-së

13/05/2025
Goditet rrjeti i kontrabandës – sekuestrohen 7.65 tonë vajra motorike, dyshohet se janë me prejardhje nga Irani

Goditet rrjeti i kontrabandës – sekuestrohen 7.65 tonë vajra motorike, dyshohet se janë me prejardhje nga Irani

13/05/2025
Shqipëria SHNDRIT në gjysmëfinale, Shkodra Elektronike i sjellin “Zjerm” skenës së Eurovisionit

Shqipëria SHNDRIT në gjysmëfinale, Shkodra Elektronike i sjellin “Zjerm” skenës së Eurovisionit

13/05/2025
OVL e UÇK thotë se mori përkrahjen e Lumir Abdixhikut për kërkesat e tyre

OVL e UÇK thotë se mori përkrahjen e Lumir Abdixhikut për kërkesat e tyre

13/05/2025
Dosja e kosovarit Liridon Masurica, i ekstraduar në SHBA

Dosja e kosovarit Liridon Masurica, i ekstraduar në SHBA

13/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
“Qeveri vetëm me VV-në”, Bajrami i reagon Bashës: Pse duhet VV të bëjë koalicion me ‘hajvanat’?

“Qeveri vetëm me VV-në”, Bajrami i reagon Bashës: Pse duhet VV të bëjë koalicion me ‘hajvanat’?

13/05/2025
Rama fajson Qeverinë, për mungesë të automjeteve në Komunën e Prishtinës

Ndërprerja e grumbullimit të mbeturinave në Prishtinë, Brestovci hedh akuza ndaj asamblistëve të LVV-së dhe PDK-së

13/05/2025
Goditet rrjeti i kontrabandës – sekuestrohen 7.65 tonë vajra motorike, dyshohet se janë me prejardhje nga Irani

Goditet rrjeti i kontrabandës – sekuestrohen 7.65 tonë vajra motorike, dyshohet se janë me prejardhje nga Irani

13/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.