GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Maqedonci: Anëtarësimi në NATO është nevojë urgjente për sigurinë e Kosovës

01/06/2024
në Ballina, Kosovë, Lajme, Siguri
Koha e leximit:3 mins read
Maqedonci: Anëtarësimi në NATO është nevojë urgjente për sigurinë e Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci thotë se anëtarësimi në NATO është nevojë urgjente për sigurinë e Kosovës.

Sipas tij, Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në aspektin e përgatitjes së saj për të qenë pjesë e aleancës veri-atlantike.

Maqedonci thekson se avancimi i statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, do të ndihmojë në arritjen e këtij qëllimi madhor për vendin.

Përmes kësaj, ministri Maqedonci deklaron se deputetët kosovarë që do të jenë pjesë e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, do të kenë mundësi të paraqesin rezoluta të ndryshme për sigurinë në Ballkan.

“Avancimi i statusit të Kosovës nga anëtar vëzhgues në vend të asociuar, ka rëndësi të madhe për vendin tonë, veçanërisht për Kuvendin e Kosovës. Legjislativi tani e tutje do të ketë mundësi të zhvillojë shumë më shumë aktivitete në kuadër të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në krahasim me ato që ka pasur mundësi të zhvillojë gjatë kohës sa ka qenë vetëm vend vëzhgues. Kuvendi i Kosovës, parlamentarët tanë që do të jenë pjesë e Asamblesë së NATO-s, do të kenë mundësi të marrin pjesë në të gjitha takimet e komitetet dhe nën komitetet të NATO-s, do të kenë mundësi të paraqesin rezoluta të ndryshme, të marrin pjesë në amendamentin e rezolutave, të jenë si raportues special të asociuar kur komitetet bëjnë raporte rreth gjendjes së sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, tha ai. 

Maqedonci deklaron se Kosova në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë ka ndërtuar kapacitetet sipas standardeve të NATO-s.

“Kosova ka bërë hapa shumë të mëdhenj në aspektin e përgatitjes së saj për të qenë pjesë e NATO-s. Institucionet tona kanë bërë veprime të vazhdueshme. Pikë së pari Kosova është një vend demokratik, një vend që përfaqëson të gjitha vlerat e vendeve të NATO-s. Në aspektin politik, në aspektin sesi duket shteti i Kosovës ne i kemi të gjitha parametrat që të jemi pjesë e NATO-s. Veçanërisht në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë ne kemi ndërtuar në vazhdimësi kapacitetet mbrojtëse të vendit tonë, sipas standardeve të NATO-s. Ne trajnojmë pjesëtarët e FSK-së sipas standardeve dhe shkollës së NATO-s”, shton Maqedonci.

Sipas tij, Forca e Sigurisë së Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme luftarake për të qenë pjesë e aleancës më të madhe ushtarake në botë.

“FSK-ja të gjithë organizimin e saj, strukturën e ka të dizajnuar në atë format që të jetë i mundshëm ndërveprueshmëria më vendet e NATO-s. Ne taktikat që i zhvillojmë në nivel taktik, doktrinën tonë ushtarake dhe të gjitha dokumentet i kemi të sinkronizuara me ato të vendet e NATO-s. Ne përdorim kalibrat e municionit dhe sistemet e armatimit që përdorën në vendet e NATO-s. Kjo i jep mundësi FSK-së që gjatë operimit të përbashkët me vendet e NATO-s, të ketë mundësi e ndërveprimit me ushtritë e vendeve të NATO-s. FSK-ja ka kapacitete të mjaftueshme si luftarake, ashtu edhe kapacitete të mbështetjes ushtarake për autoritetet civile që janë ato kapacitete që janë parë shumë herë në FSK-në, si deminimi, kërkim shpëtimi që janë kapacitete të gatshme për të qenë pjesë e NATO-s”, thotë Maqedonci.

Krahas sigurisë për Kosovën, ministri i Mbrojtjes thotë se anëtarësimi në NATO do të paraqiste siguri për të gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Anëtarësimi i Kosovës në NATO nuk paraqet vetëm siguri për vendin tonë por për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Unë vlerësoj se të gjithë Ballkani Perëndimor duhet të përfshihet në NATO, madje edhe Serbinë edhe pse deri tani nuk ka shfaqur as dëshirën më të vogël për të qenë pjesë e NATO-s. Megjithatë, integrimi në NATO do të jetë një hap i rëndësishëm për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe një objektiv strategjik për Kosovën me qëllim që të mbrojë interesat e saj që ndërlidhen me mbrojtjen dhe sigurisë”, ka përfunduar Maqedonci.

Tags: Ejup MaqedonciFSK-janato
ShareTweetShare
Previous Post

Hajnat bëjnë kërdi në shtëpinë e mërgimtarit

Next Post

Gjenerali amerikan viziton Batalionin e Manovrimit në kampin e KFOR-it në “Novo Sellë”

Next Post
Gjenerali amerikan viziton Batalionin e Manovrimit në kampin e KFOR-it në “Novo Sellë”

Gjenerali amerikan viziton Batalionin e Manovrimit në kampin e KFOR-it në “Novo Sellë”

Lajmet e fundit

Joe Biden reagon për herë të parë pas diagnostikimit me kancer

Joe Biden reagon për herë të parë pas diagnostikimit me kancer

19/05/2025
Lirohet Tefik Mustafa, mbahej në burgjet serbe që nga qershori i vitit të kaluar

Lirohet Tefik Mustafa, mbahej në burgjet serbe që nga qershori i vitit të kaluar

19/05/2025
57-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës në Shqipëri

57-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës në Shqipëri

19/05/2025
Arrestohet në Prishtinë shqiptari i shumëkërkuar nga Maqedonia Veriore

E trishtë: Konstatohet vdekja e foshnjës që u gjet pranë deponisë së mbeturinave në Matiqan

19/05/2025
Masa me detyrim të paraqitjes, bashkëshortja e Erion Veliajt shkon në SPAK

Masa me detyrim të paraqitjes, bashkëshortja e Erion Veliajt shkon në SPAK

19/05/2025
Kurti sërish refuzon t’u përgjigjet gazetarëve

Kurti sërish refuzon t’u përgjigjet gazetarëve

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Joe Biden reagon për herë të parë pas diagnostikimit me kancer

Joe Biden reagon për herë të parë pas diagnostikimit me kancer

19/05/2025
Lirohet Tefik Mustafa, mbahej në burgjet serbe që nga qershori i vitit të kaluar

Lirohet Tefik Mustafa, mbahej në burgjet serbe që nga qershori i vitit të kaluar

19/05/2025
57-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës në Shqipëri

57-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës në Shqipëri

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.