Sadio Mane pritet të largohet nga ‘Anfield’.
Mane ka kontratë me Liverpool deri në qershor të vitit të ardhshëm, por do të largohet nga ‘Anfield’ gjatë kësaj vere.
Siç njofton ‘AS’, sulmuesi senegalez nuk do të vazhdojë më në skuadrën e Jurgen Klopp.
Sipas të përditshmes spanjolle, finalja e Ligës së Kampionëve ishte ndeshja e fundit e sulmuesit me Liverpoolin, të cilit ai i tha lamtumirë pas ndeshjes:
“Dua të falënderoj tifozët për gjithçka dhe gjithashtu trajnerin. I uroj këtij ekipi më të mirën në botë”.
Senegalezi prite t`i jap fund një periudhe gjashtëvjeçare, në të cilën ai ka fituar një Ligë të Kampionëve, një Premier Ligë, një Kupë të Botës për Klub, një Kupë FA dhe një Carabao Kupë.
E ardhmja e tij pritet të jetë drejt Bayern Munich.