Sadio Mane sot do t’u kërkojë falje shokëve të tij të Bayernit e posaqërisht Leroy Sane-s të cilin e goditi në fytyrë pas humbjes nga Manchester City.
Sulmuesi senegalez dhe gjerman luajtën së bashku rreth 20 minuta ndaj “Qytetarëve” në Ligën e Kampionëve. Por, sipas medieve gjërat u përkeqësuan sapo arritën në dhomën e zhveshjes, kur afrikani përfundoi duke goditur shokun e tij të skuadrës në fytyrë. U desh që të intervenojnë anëtarët e tjerë të skuadrës së Bayernit, të cilët nuk po e besonin se çfarë ndodhi.
Sipas “Sky Germany”, Mane sot do t’i kërkojë falje Sane-s, shokëve të tij të skuadrës dhe Bayernit për gjatë stërvitjes që ata i zhvillojnë sot. Ndërsa, drejtuesit e ekipit janë takuar dje dhe po shqyrtojnë një shumëllojshmëri ndëshkimesh duke përfshirë një gjobë financiare, pezullim dhe madje një dalje potenciale nga skuadra këtë verë.