nalisti politik, Albinot Maloku ka thënë se vizita e fundit e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka për synim shpalosjen e qëndrimeve të shteteve mosnjohëse rreth planit franko-gjerman, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, vizitat e shpeshta kanë për synim intensifikimin e dialogut Kosovë-Serbi.
Në një intervistë për Ekonomia Online, Maloku ka thënë se vizita e Lajçakut mund të ndërlidhet edhe me vizitat që ky i fundit i ka zhvilluar në shtetet që nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës.
“Gjithsesi janë në frymën e intensifikimit diplomatik rreth një çështjeje që ndërlidhet me planin e ashtuquajtur franko-gjerman, dhe vizitën e Lajçakut, pavarësisht se ende nuk arritëm të shohim në ndonjë konferencë për medie se çfarë ishin takimet në Kosovë, mirëpo konsideroj se kanë mund të jenë në lidhje me ato takime që i kishte përfaqësuesi Lajçak me vendet mosnjohëse dhe për të marrë një qëndrim të tyre për arsye se edhe Bashkimit Evropian i duhet unitet me planin franko-gjerman, pavarësisht që është plan evropian për Kosovën”.
Maloku ka shumë kritika për mostransparencë në dialogun Kosovë-Serbi.
“Mostransparenca ka qenë simbolizim ose logo e gjithë procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në qeverinë aktuale, dhe kjo nuk është befasi. Arsyetimet e zyrtarëve të lartë shtetëror se po e ruajmë besueshmërinë e procesit, siç nuk ka pas një sens për faktin se ka të bëjë me një plan që ndërlidhet edhe me qytetarin e Kosovës dhe jo thelbsisht vetëm me Qeverinë. Unë konsideroj se mostransparenca është problematika kryesore e gjithë procesit të dialogut nga kjo Qeveri”, u shpreh Maloku për EO.