Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti në dialogun me Serbinë. Ai ka thënë se Kurti në këtë proces ka përdorur taktiken e ngadalësimit të procesit.
Maliqi ka vlerësua se kjo taktikë e tij nuk ka sjell asnjë rezultat.
“Kryeministrit Albin Kurti nuk i kanë mbetur më kredibitet për kushtëzimin e dialogut. Edhe ashtu taktikat e tij për ‘zhagitjen’ e dialogut përmes kushtëzimeve nuk kanë sjell asnjë dobi por vetëm ndëshkime. Tash jemi në prag të sanksioneve nga BE-ja dhe SHBA-të.”, ka thënë Maliqi për gazetën Blic.
Maliqi ka theksuar se Kurti duhet të ndryhsojë qasjen e tij.
“Përndryshe, lirimi i 3 policëve të rrëmbyer është bërë kërkesë e faktorëve ndërkombëtarë, ata bëjnë presion në Beogradin për lirim pa kusht, kështu që tani më është bërë parakusht për deeskalim të situatës, Kryeministri Kurti, nëse i ka mbet edhe një ‘troh’ë racionaliteti pragmatik do të duhet të kujdeset për kthimin e besimit dhe riparimin e raporteve koordinuese me aleatët strategjik që i ka dëmtuar vetë në masën e madhe duke i përqeshur ose duke ua mbajtur derse strategjike politike e moralizuese liderëve të superfuqive botërore”, është shprehur Maliqi.