GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Maliqi për irritimin e raporteve Kosovë-SHBA: Jemi shndërruar në barrë më shumë sesa aleatë

03/02/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Maliqi për irritimin e raporteve Kosovë-SHBA: Jemi shndërruar në barrë më shumë sesa aleatë
Share on FacebookShare on Twitter

Një raport i brendshëm që ambasadori i Kosovës në Uashington Ilir Dugolli ia kishte dërguar në dhjetor të vitit të kaluar kryediplomates Donika Gërvalla-Schwarz kishte vënë në pah irritimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me  veprimet e fundit të Kosovës në lidhje me dialogun dhe qasjen për veriun.  Pakënaqësinë e tyre amerikanët e demonstruan në fillim të javës duke e mbajtur një takim për asociacionin  pa e ftuar shefin e Qeverisë. Ndërkohë që ende s’dihet cila është përgjigja e tyre ndaj 6 kushteve që Kurti dje i formuloi për Asociacionin.

Shkruan: Besnik Velija

Por a kanë shkuar raportet e Kosovës me administratën e Joe Biden njëjtë sikurse me atë të Donald Trump dhe a po ndryshon vetëm forma e reagimit amerikan? Për këtë në një intervistë të shkurtër për Gazetën Express ka folur analisti politik dhe njohësi i zhvillimeve politike në rajon, Agon Maliqi.

Ai ka thënë se konteksti dhe qasja janë të ndryshme derisa thotë se po bëhet gjithmonë dhe më e dukshme shpërputhja në mes të pritshmërive të Kosovës se cila duhet të jetë politika e SHBA-së si dhe drejtimit, prioriteteve dhe interesave të vetë Amerikës.

Në Kosovë roli i SHBA-së shihet akoma me sytë e vitit 1999. Ka iluzione se SHBA ekziston për t’i përmbushur dëshirat e Kosovës dhe do të duhet të gjunjëzojnë Serbinë”, ka thënë Maliqi për Express.

Ndërkohë shton se siç e kanë thënë edhe publikisht zyrtarët e DASH, Amerika po synon të ndërtojë raporte pozitive me të gjitha shtetet në rajon për të zhbllokuar të gjithë rajonin drejt integrimit në NATO dhe BE.

“Si dhe i kanë dhënë prioritet, në kontekst të luftës më të gjerë kundër Rusisë, zbehjes së ndikimit rus veçanërisht në shtetet e saja aleate”, shpjegon analisti politik, Agon Maliqi.

Sipas tij, qasja irracionale e Kosovës në disa vite të fundit për tema si demarkacioni, asociacioni e dialogu ka prodhuar frustrim dhe acarim të madh të SHBA-së, që e ka shndërruar Kosovën në barrë për SHBA-në më shumë sesa vend aleat.

“Ajo atmosferë të cilën e përshkruan z.Dugolli është e vërtetë dhe ka vite që është krijuar”, ka shtuar Maliqi tutje.

Sa i përket Serbisë, Maliqi potencon se edhe përkundër politikës destruktive të tyre në rajon kanë arritur që të imponohen dhe të ndërtojnë një raport bashkëpunues por edhe të tregohen konstruktiv, arsye për të cilën Maliqi thotë se edhe po shpërblehet dhe do të vazhdojë të shpërblehet.

Sipas Maliqit dëmin më të madh në këtë aspekt e ka bërë qasja e qeverisë në veri të Kosovës gjatë vitit 2022 që Maliqi thotë se është bërë “pa koordinim dhe konsultim me SHBA-në”

Në këtë intervistë të shkurtër për Express, Maliqi ka përmendur edhe gjendjen e ambasadës së Kosovës në SHBA që ka mbetur pa burime të mjaftueshme njerëzore dhe që Kosova s’po shpenzon aspak para për të lobuar në Uashington. Ndërkohë thotë që gjendja është krejtësisht ndryshe me ambasadën e Serbisë.

“Ambasada e Serbisë e ka shumëfishuar stafin dhe shpenzimet, gjë që sipas burimeve të mia e ka bërë Marko Gjuriqin ambasadorin ballkanik më të fuqishëm dhe më me ndikim”, ka potencuar Maliqi.

Në fund ai thotë se politika e sotme e SHBA-së në rajon është rezultat edhe i ndryshimeve gjeopolitike por edhe “i neglizhencës së plotë dhe arrogancës së Kosovës”.

“E megjithatë, edhe përkundër kësaj, SHBA-të mbeten mbështetëse të Kosovës, thjesht jo në formën se si Kosova pret të jenë”, ka përfunduar Maliqi për Gazetën Express.

SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian janë duke bërë presion të madh drejt Kosovës për ta themeluar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe për ta pranuar planin franko-gjerman. Pas vizitës së pesëshes së emisarëve në Kosovë, është lënë të kuptohet se Kosova ka pakënaqësi rreth asaj se çfarë kanë propozuar ndërkombëtarët gjë që është reflektuar edhe në deklaratën e Miroslav Lajcak pas këtij takimi duke thënë se “kishte pritshmëri më të mëdha”.

Ndërkohë që presidenti serb Aleksander Vuçiq ka thënë se Serbia e pranon propozimin franko-gjerman. Kjo është vlerësuar nga ndërkombëtarët si qasje konstruktive dhe është shoqëruar edhe me një telefonatë që Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ia ka bërë presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe me një vizitë në Uashington të Daçiq i cili ka takuar Gabriel Escobarin dhe Derek Chollet e nga të cilët ka thënë se ka marrë garancinë e SHBA-së së Asociacioni duhet të bëhet.

Përderisa kryeministri Albin Kurti gjatë një debati në Kuvendin e Kosovës të mbajtur të enjten ka vendosur gjashtë kushte për themelimin e Asociacionin, e që një ndër to është që ai të themelohet pasi Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Tags: Ilir Dugolli
ShareTweetShare
Previous Post

Vuçiq: Kam qenë krenar që kam qenë nën sanksione në vitin 1999

Next Post

Tahiri – Kurtit: Kërko letër garancie për Asosiacionin nga SHBA dhe BE

Next Post
Tahiri – Kurtit: Kërko letër garancie për Asosiacionin nga SHBA dhe BE

Tahiri – Kurtit: Kërko letër garancie për Asosiacionin nga SHBA dhe BE

Lajmet e fundit

Pesë zyrtarë të Mamushës janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Operacion kundër korrupsionit i Prokurorisë në Prizren – Policia konfirmon se u arrestua një avokat, shoferi i gjykatës dhe një person i tretë

22/05/2025
U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

22/05/2025
Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

22/05/2025
Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

22/05/2025
Aksion i policisë në veri

“Me ba me ditë ti, ai shtet paska shku n`hamam – Kush e ruan kufirin?, Ramadani i kthehet ashpër Drenorit për sigurinë në veri

22/05/2025
Balaj: Qasja e Borellit dhe Lajçakut e ka inkurajuar agresionin e Serbisë karshi Kosovës

Balaj: Qasja e Borellit dhe Lajçakut e ka inkurajuar agresionin e Serbisë karshi Kosovës

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Pesë zyrtarë të Mamushës janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Operacion kundër korrupsionit i Prokurorisë në Prizren – Policia konfirmon se u arrestua një avokat, shoferi i gjykatës dhe një person i tretë

22/05/2025
U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

22/05/2025
Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.