Njohësi i politikës, Agon Maliqi në Rubikon të Klan Kosova, ka folur në lidhje me atë se si e ka nisur mandatin Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Ai ka thënë se tashmë kemi një Amerikë krejt tjetër, dhe se duhet t’i rimendojmë krejt paradigmmat që i kemi menduar gjerë sot.
“Ajo që po shohim është një ridimensionim i plotë i rolit të ShBA-vë në Evropë, dhe është një situatë krejt e panjohur, pra është një Amerikë krejt tjetër. Duhet t’i rimendojmë krejt paradigmat që i kemi menduar deri sot, të gjitha vihen në pikëpyetje, tha Maliqi për emisionin “Rubikon”.
“E para, e kemi një politikë të jashtme që është krejt transaksionale dhe që gjithçka e sheh si kthim në investim, dhe kësaj radhe Trump nuk i sheh ato kufizimet e zakonshme që i kishte nga rrymat republikane, pra sundon krejt i vetëm. E dyta, është një qasje që nuk ka konsideratë për normat evropiane. E treta, e sheh Evropën si jo faktor politik, me shpërfillje”.