GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Mali i Zi refuzon kërkesën e Beogradit për hapjen e 3 qendrave të votimit për zgjedhjet në Serbi

21/03/2022
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Jashtme e Malit të Zi refuzoi kërkesën e ambasadës serbe në Mal të Zi për hapjen e tre qendrave të votimit për zgjedhjet e 3 prillit në Serbi.

Vendimi u njoftua nga kryeministri malazez Zdravko Krivokapiç, pas kritikave të ashpra kundër tij nga partitë pro-serbe në Mal të Zi dhe nga zyrtarët e lartë të Beogradit.

Sipas një njoftimi të lëshuar të hënën nga zyra e kryeministrit Krivokapiç, Ministria e Jashtme malazeze kishte vendosur të refuzonte kërkesën e ambasadës serbe pa e njoftuar kryeministrin dhe shumicën e ministrave në qeveri.

Ata thanë se qeveria e udhëhequr nga zoti Krivokapiç, nuk ka marrë vendim për hapjen e qendrave të votimit në Mal të Zi, ku do të votonin qytetarët serbë që aktualisht jetojnë në vend.

Vendimi i Ministrisë së Jashtme për të refuzuar kërkesën e Ambasadës së Republikës së Serbisë për hapjen e qendrave të votimit në Berane, Sutomore dhe Budva, për procesin e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, parlamentare dhe lokale që pritet të mbahen më 3 prill në Serbi, është bërë nga ministri i jashtëm, Gjorgje Raduloviç”, thuhet në deklaratën e zyrës së kryeministrit.

Partia pro-serbe, Fronti Demokratik kritikoi kryeministrin Zdravko Krivokapiç dhe ministrin Gjorgje Raduloviç për vendimin, duke thënë se ata po mundohen të pengojnë qytetarët serbë që jetojnë në këto komuna të marrin pjesë në zgjedhje.

“Ky është një vazhdim i politikës antiserbe. Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse kemi parasysh se, ditë më parë, zëvendëskryeministri Dritan Abazoviç i ka kërkuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, grurë dhe misër. Poashtu duhet kujtuar se vaksinat e para kundër COVID-19 kanë ardhur pikërisht nga Serbia, me pëlqimin dhe vullnetin e mirë të presidentit të Serbisë”, thuhet në deklaratë të Frontit Demokratik.

Ndërkohë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq paralajmëroi në lidhje me këtë se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare “Mali i Zi do të marrë përgjigjen e Serbisë të martën, që do të jetë me pasoja të gjera”./voa

Tags: Mali Zirefuzonserbezgjedhjet
ShareTweetShare
Previous Post

Kurti për Vuçiqin: Kukull e Kremlinit, parat i do nga Europa e armët nga Rusia

Next Post

Kosova në karate renditet para Serbisë dhe shumë shteteve tjera në Grand Prixin e Kroacisë

Next Post

Kosova në karate renditet para Serbisë dhe shumë shteteve tjera në Grand Prixin e Kroacisë

Lajmet e fundit

Dy të arrestuar për shpërndarje të propagandës për organizata terroriste, Prokuroria Speciale: Do të kërkojmë paraburgim

Dy të arrestuar për shpërndarje të propagandës për organizata terroriste, Prokuroria Speciale: Do të kërkojmë paraburgim

22/05/2025
Limaj sot i çel letrat për pazarin e kryetarit të Kuvendit

Limaj sot i çel letrat për pazarin e kryetarit të Kuvendit

22/05/2025
Haradinaj përkujton Masakrën e Dubravës dhe të Vushtrrisë

Haradinaj përkujton Masakrën e Dubravës dhe të Vushtrrisë

22/05/2025
Kapet nga Policia e Kosovës Isak Musli – i kërkuari me urdhër ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë për vrasje të rëndë

Prishtinë: Kapet heroinë në vlerë prej 12 mijë eurosh, arrestohen dy persona

22/05/2025
Ndërron jetë Artan Lame

Ndërron jetë Artan Lame

22/05/2025
Kryediplomati i Izraelit akuzon liderët europianë për ‘shpifje të rënda antisemitike’, i lidh me vrasjen e dy izraelitëve në Uashington

Kryediplomati i Izraelit akuzon liderët europianë për ‘shpifje të rënda antisemitike’, i lidh me vrasjen e dy izraelitëve në Uashington

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Dy të arrestuar për shpërndarje të propagandës për organizata terroriste, Prokuroria Speciale: Do të kërkojmë paraburgim

Dy të arrestuar për shpërndarje të propagandës për organizata terroriste, Prokuroria Speciale: Do të kërkojmë paraburgim

22/05/2025
Limaj sot i çel letrat për pazarin e kryetarit të Kuvendit

Limaj sot i çel letrat për pazarin e kryetarit të Kuvendit

22/05/2025
Haradinaj përkujton Masakrën e Dubravës dhe të Vushtrrisë

Haradinaj përkujton Masakrën e Dubravës dhe të Vushtrrisë

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.