Reperi nga Ferizaji, Mozzik sapo ka lansuar projektin e tij më të ri, shkruan Magazina.al.
Kënga titullohet ‘Madam’, për tekstin e së cilës është përkujdesur vetë reperi. Mozzik, kësaj radhe vjen më ndryshe ngaqë e kemi parë, një këngë për falje të tradhëtisë në të cilën bën pjesë edhe e dashura e tij, Loredana Zefi.
E siç duket klipi është unik dhe tejet i kompletuar me praninë e tyre, si një çift mjaft i lumtur.
Publikimin e këngës e ka bërë të ditur vetë reperi përmes llogarisë Instagram, ku edhe ka falenderuar bashkëpuntorët e projektit.
“Urdhnoni popull i dashtun , gjithmone me juve , e gjithmone per juve !