GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

LVV krenohet me liberalizimin e vizave| PDK e LDK thonë se kjo Qeveri s’ka merita

29/04/2023
në Ballina, Botë, Kosovë
Koha e leximit:3 mins read
LVV krenohet me liberalizimin e vizave| PDK e LDK thonë se kjo Qeveri s’ka merita
Share on FacebookShare on Twitter

Lëvizja Vetëvendosje po e konsideron si meritë të kësaj Qeverie dhe aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Ndërkohë, të kundërtën e thonë dy partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Sipas PDK-së e LDK-së, me fajin e mazhorancës ka humbur momentumi që Kosova ta fitojë liberalizimin qysh në vitin 2016, pasi kjo parti sa ishte në opozitë e kundërshtonte demarkimin e kufirit me Malin e Zi.

Deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci konsideron se Kosova ka më shumë stabilitet se çdo vend tjetër i rajonit. Ajo thotë se heqja e regjimit të vizave ka ardhur si rezultat i përmirësimit në raport me sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

“Mund të them se aktualisht përqendrimi dhe fokusi në këtë demokracinë tonë të re po e përcjell edhe elementet tjera që flasin për forcimin e demokracisë si demokracia më e fortë në gjithë rajonin, duke e marrë për bazë edhe çështjen e qëndrueshmërisë financiare dhe performancës ekonomike të cilat japin një stabilitet më të lartë se sa pjesa tjetër e rajonit, përmirësimi në raport me sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, janë sinjale shumë pozitive të cilat janë mirëpritur edhe nga ana e eurodeputetëve, besoj që tani janë përcjellë edhe tutje në mekanizmat të cilët janë në kuadër të BE-së, andaj këtu shohim edhe suksese të cilat përfshijnë edhe liberalizimin e vizave edhe hapin e parë karshi Këshillit të Evropës, i cili në pilar ka çështjen e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit si dhe demokracisë”, thotë Statovci.

Por të kundërtën e thotë deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra. Hapin e parë drejt anëtarësimit në Këshill të Evropës, Deliu-Kodra e quan lajm të mirë, por që kërkon më shumë punë drejt anëtarësimit në KiE.

“Natyrisht që aplikimi për Këshill të Evropës dhe fakti që Kosova e ka kaluar një raund të parë, është lajm i mirë për Kosovën dhe natyrisht duhet t’i gëzohemi të gjithë edhe pse është vetëm fillimi i një angazhimi. Ju e keni parë edhe angazhimin e shteteve dhe na mbetet ende punë për të bërë që ne ta mbërrijmë anëtarësimin në këtë mekanizëm të rëndësishëm”, u shpreh Deliu-Kodra, teksa fajëson VV-në për vonesat në liberalizimin e vizave.

“Ndërkohë për çështjen e vizave, unë konsideroj që ka qenë një padrejtësi e madhe që iu është bërë Kosovës. Ne në vitin 2016 i kemi përmbushur të gjitha kriteret. Nuk është çështje e meritave, sa që është e dhimbshme që qytetarët e Kosovës për kaq vite kanë jetuar të izoluar nga një e drejtë e cila padrejtësisht iu është mohuar Kosovës. Në vitin 2016. vendimi ka qenë politik, arsyetimi i BE-së ka qenë që është marrë nga Këshilli i Ministrave, dhe natyrisht që zhvillimi i rrethanave të reja, fakti që ne për tri vite e kemi humbur një momentum që e kemi prolonguar demarkimin e kufirit me Malin e Zi, dhe për këtë ka një përgjegjësi por po e them se nuk mund të bëhet fjalë për merita sepse padrejtësisht janë privuar nga një e drejtë qytetarët e Kosovës”, thotë Deliu-Kodra.

Ndërsa deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, vonesat për liberalizimin e vizave për kosovarët ka ardhur si pasojë e kundërshtive të Demarkacionit me Malin e Zi.

Thotë se Vetëvendosja e ka shtyrë edhe më shumë procesin e liberalizimit.

“Jo aspak nuk ka merita e sidomos sa i përket liberalizimit të vizave, sepse në vitin 2015-16, Kosova ka qenë në pak me Gjeorgjinë dhe Ukrainën në çështjen e liberalizimit të vizave, ndërsa në atë kohë ka qenë marrëveshja e Demarkacionit ku kjo parti sa ka qenë në opozitë ka bërë protesta të dhunshme, gjithashtu në Kuvend ka hedhur gaz lotsjellës kundër kësaj marrëveshje. Pra kjo (VV) vetëm e ka shtyrë procesin e liberalizimit të vizave, mirëpo tani ka ardhë një momentum tjetër duke e ditur luftën në Ukrainë dhe pak a shumë edhe marrëveshja e cila është dakorduar në Ohër, pra këto dy procese siç duke kanë lidhje me marrëveshjen”, thotë Krasniqi.

Tags: ldkliberalizimiOpozitepdkPozitevizatvv
ShareTweetShare
Previous Post

AKK e mbështet Komunën e Prishtinës për ankesë në Kushtetuese nëse nuk i kthehen mjetet financiare

Next Post

Më 1 Maj ndalohet qarkullimi i automjeteve në Gërmi

Next Post
Më 1 Maj ndalohet qarkullimi i automjeteve në Gërmi

Më 1 Maj ndalohet qarkullimi i automjeteve në Gërmi

Lajmet e fundit

“Topi është në fushën e Putin”- Shefi i NATO-s flet nga Tirana për bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi

“Topi është në fushën e Putin”- Shefi i NATO-s flet nga Tirana për bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi

16/05/2025
Bajrami akuzon Qeverinë për menaxhim të dobët dhe lidhje me “mafi energjetike”

Bajrami akuzon Qeverinë për menaxhim të dobët dhe lidhje me “mafi energjetike”

16/05/2025
Raportohet e zhdukur një grua në Prishtinë

Raportohet e zhdukur një grua në Prishtinë

16/05/2025
Sillet në gjykatë ish-komandanti serb i dyshuar për krime lufte

Sillet në gjykatë ish-komandanti serb i dyshuar për krime lufte

16/05/2025
Polices iu vodh arma zyrtare në Klinë, bashkë me të kishte edhe një karikator me 15 fishekë

Polices iu vodh arma zyrtare në Klinë, bashkë me të kishte edhe një karikator me 15 fishekë

16/05/2025
Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin e EPC-së në Tiranë, bashkëkryeson tryezën për sigurinë dhe migrimin

Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin e EPC-së në Tiranë, bashkëkryeson tryezën për sigurinë dhe migrimin

16/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
“Topi është në fushën e Putin”- Shefi i NATO-s flet nga Tirana për bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi

“Topi është në fushën e Putin”- Shefi i NATO-s flet nga Tirana për bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi

16/05/2025
Bajrami akuzon Qeverinë për menaxhim të dobët dhe lidhje me “mafi energjetike”

Bajrami akuzon Qeverinë për menaxhim të dobët dhe lidhje me “mafi energjetike”

16/05/2025
Raportohet e zhdukur një grua në Prishtinë

Raportohet e zhdukur një grua në Prishtinë

16/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.