Shpërthimet e së martës në pjesën veriore të Kosovës, pasi punonjësit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tentuan të hyjnë në objektet e KKZ-së, kanë krijuar pasiguri për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zevçan e Zubin Potok.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ende nuk ka marrë vendim nëse do të shtyhen apo jo zgjedhjet e 18 dhjetorit në komunat veriore, ashtu siç ajo e kishte caktuar në konsultim me partitë politike.
Vlerësimin për shtyrjen e zgjedhjeve duhet ta japin organet e sigurisë në Kosovë