Sot gjatë ditës ka përfunduar seanca në Gjykatën Themelore ku zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ministri Hekuran Murati e disa deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, u paraqiten në lidhje me rrahjes që kishte ndodhur në Kuvendin e Kosovës, para gati një viti.
Palët në këtë seancë janë pajtuar që çështja të kryhet me negocim.
Njëri nga deputetët e përfshirë në këtë përleshje ka qenë edhe deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku.
Lushtaku duke komentuar vendimin e Gjykatës lidhur me këtë përleshje fizike, ka thënë se nuk është pishman hiç pasi sipas tij Qeveria pati nevojë të freskohej.
“Nuk i kam ra pishman sepse ka pas nevojë mu fresku qeveria dhe me u këndell sa i përket punës dhe përgjegjësisë dhe çështjes së ‘Zdravos’ sepse qëndrojë ende në atë drejtim”, është shprehur Lushtaku.