Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri e ka komentuar deklaratën e Glauk Konjufcës për Isa Mustafën.
Konjufca ka thënë mbrëmë se i jep dorën Mustafës për letrën e lënë në arkiv për Mogherinin.
“Dy fjalë për Glauk Konjufcën: Nëse për letrën e Mogherinit ia dhe dorën Isa Mustafës, për rolin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin duhesh me e përqafë. Përtej kësaj, më mirë vonë se kurrë” shkruan Haziri në reagim