Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka shprehur ngushëllime familjes me rastin e vdekjes së dy qytetarëve të Skenderajt pas një aksidenti trafiku.
I trishtë lajmi i vdekjes në aksident trafiku i dy qytetarëve të Skenderajt. Një grua e një fëmijë nuk arritën të përballojnë përplasjen tragjike, e cila na goditi emocionalisht secilin nga ne kur dëgjuam për këtë lajm të rëndë.
Ngushëllimet më të thella familjeve të cilat humbën më të dashurit e tyre!”, ka shkruar Lushtaku.