Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka reaguar edhe një herë mbi zhvillimet e fundit, duke thënë se ‘pushtetarëve u doli në shesh bashkëpunimi i tyre me strukturat kriminale serbe dhe është e natyrshme që të tillët Radojçiçin e quajnë partner’.
Lushtaku thotë se ‘populli i Kosovës do të zgjohet dhe nuk do ta lejoj zhbërjen e shtetit dhe akomodimin e interesave e Radojçiçit e Vuçiçit’.
“Këto ditë, pushtetarëve u doli në shesh bashkëpunimi i tyre me strukturat kriminale serbe dhe është e natyrshme që të tillët Radojçiçin e quajnë partner, ndërsa partnerët ndërkombëtar që na ndihmuan në çlirim të vendit i cilësojnë si të padëshirueshëm e naiv”, shkruan Lushtaku.
“Nga fëlliqësia që i ka kapluar, manipuluesit janë shfrenuar dhe tentojnë të prodhojnë situata e kriza të ndryshme për ta larguar vëmendjen e popullit nga problemet reale, që nga çmimet e produkteve elementare e deri tek poshtrimi dhe dhunimi i sovranitetit dhe humbja e aleateve strategjik”.
“Pak nga fëlliqësia e tyre u shpërfaq edhe në mëngjesin e sotëm, pasi u arrestuan dy funksionar të qeverisë zdraVo të dyshuar për korrupsion, e të njejtëve iu sekuestruan rreth 60 mijë euro”.
“Populli i Kosovës do të zgjohet dhe nuk do ta lejoj zhbërjen e shtetit dhe akomodimin e interesave e Radojçiçit e Vuçiçit. Qeveria zdraVo e ka vendin ne Beograd”.