Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka publikuar fjalimin e tij që e kishtë dhënë në Kuvend më 13 korrik, në ditën kur ai dhe deputetë të tjerë të kësaj partie u përfshin në përleshje me ministrat e Qeverisë.
Ai tha në Facebook të dielën se Qeveria Kurti e ka shpallur hero, serbin e vrarë Olivier Ivanoviq, por hero sipas tij u shpallën edhe Milan Radojçiq i Listës Serbe dhe presidenti Aleksandar Vuçiq.
Lushtaku shkroi edhe për përgjimet ku dëgjohet shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, duke biseduar me përfaqësues të Listës Serbe.
Fjala ime në seancën e mbajtur me datë 13 korrik, në ditën kur Qeveria zdraVVo doli nga kontrolli. Biseda me Slavkon, Mimozës i kishte pëlqyer, aq sa 300 minuta ju kishin dukur sa 2 apo 3 minuta siç deklaronte. Për rrymën në veri dikur ishin paguar më pak se 10 milion, ndërsa qeveria zdraVVo po paguan deri në 95 milion euro çdo vit. Kjo qeveri Ivanoviçin e shpalli hero, për të njëjtët hero është edhe Radojçiçi e Vuçiçi”, ka shkruar deputeti i partisë opozitare.
Lushtaku u përfshi në një rrahje brenda Kuvendit të Kosovës, së bashku me deputetë të tjerë dhe ministra. Ai më pas deklaroi se ishte provokuar nga zëvendëskryeministri Bisnik Bislimi, që e nga pjesa e parme e foltores largoi një fotografi të opozitës, në të cilën ironizohej me kryeministrin Albin Kurti