Një incident ndodhi gjatë seancës të së enjtës në Kuvendin e Kosovës, e në lidhje me këtë ka folur vetë deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku.
Ai ka folur edhe për ftesën nga Prokuroria dhe tha se i është përgjigjur në mënyrë të duhur, duke thënë se me këtë situatë tashmë do të merren institucionet e drejtësisë.
Lushtaku ka thënë se dje gjatë ditës ka paralajmëruar se do ta ngre padi ndaj Bislimit dhe një gjë të tillë e konfirmoi edhe gjatë intervistës.
”E kam thënë fjalën time edhe para drejtësisë dhe padia do të vazhdojë ndaj Besnik Bislimit, për fyrjen, nxitjen dhe lëndimet që më janë shkaktuar nga ai”, u shpreh ai ndër tjerash.