Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku është i pakënaqur me ndarjen e buxhetit për këtë komunë nga ana e qeverisë së Kosovës.
Lushtaku tha se asnjëherë në historinë e Kosovës së pasluftës nuk ka ndodhur që ky buxhet të ndahet kështu.
Është për keqardhje. Jo që jam i pakënaqur, por qytetarët e Skenderajt janë të revoltuar me ketë qeveri. Pse këtë ndarje. Edhe Serbia kur u kanë kështu na ka trajtu si njëjtë. Ku ka qenë komuniteti serb ka investu, ku ka qenë komuniteti shqiptar i ka anashkalu”, ka thënë Lushtaku për Indeksonline.
Këtë situatë Lushtaku e vlerëson si të pazakontë duke shtuar se ndarja është jashtëzakonisht e keqe.
Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në parim buxhetin 3.2 miliardësh për vitin 2023.
Kurti ka thënë se buxheti për vitin e ardhshëm reflekton prioritetet e programit qeverisës, nga i cili përfitojnë qytetarët dhe Kosova.