Fillimi i luftës në Kosovë nisi në fshatrat Likoshan e Qirez të Drenicës, ku edhe u shënuan sulmet e para të ushtrisë serbe.
28 shkurt 1998 u zhvillua beteja në mes të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe. Të vrarë mbetën disa policë serb. Si pasojë e kësaj, forcat serbe rrethuan të dy fshatrat ku edhe i ekzekutuan 24 civilë të pafajshëm.
Ish–kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku dhe kryetari Fadil Nura ,me bashkpunëtorë për nder të 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës kanë vizituar këto familje të cilat lirinë e Kosovës e paguan me gjak , familjen Ahmeti e Sejdiu, shkruan Gazeta Papirus.
Statusi i tij :
Për nder të përvjetorit të 14-të të Pavarësisë së Kosovës por edhe në prag të përvjetorit të 24-të të Betejës së Qirezit e Likoshanit, bashkë me kryetarin e komunës së Skenderajt Fadil Nura, nënkryetaren e partisë Vlora Çitaku, komandantët Jetullah e Xhevahir Geci dhe deputetet Blerta Deliu e Ganimete Musliu vizituam familjet Sejdiu e Rexhepi në Qirez.
Baca Sheremet Sejdiu i fali Kosovës 4 djemtë e tij kurse baca Brahim i dha lirisë së Kosovës 2 dëshmorë. Kontributi i këtyre familjeve dhe i të gjitha familjeve të tjera për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës është i paharrueshëm dhe do të kujtohet e nderohet gjithmonë.
Nder e respekt përjetë!
SL
/Gazeta Papirus/