Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, ka thënë se Konferenca e Rambujesë shënon përpjekjen më të rëndësishme ndërkombëtare për çështjen e Kosovës.
Statusi i tij :
“Në këtë datë, para 23 vitesh, i hapi punimet konferenca më e rëndësishme për Kosovën në Rambuje të Francës. Konferenca e Rambujesë shënoi përpjekjen më të rëndësishme ndërkombëtare për çështjen e Kosovës”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.
Sipas Lushtakut, delegacioni kosovar i udhëhequr nga Hashim Thaçi, mbrojti interesat e Kosovës në këtë konferencë, transmeton Klankosova.tv
“Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga Hashim Thaçi, lider i të gjitha proceseve shtetformuese e shtetndërtuese, tregoi përkushtim e vendosmëri, duke mbrojtur interesat e popullit të Kosovës në Kështjellën e Rambujesë”, ka shkruar tutje ai.
Lushtaku tha se vendosmëria e Hashim Thaçit dhe e delegacionit kosovar si dhe lufta e UÇK-së, solli lirinë e Kosovës dhe i hapi rrugë proceseve të mëvonshme që pasuan me pavarësinë e vendit.
“Liderët e Kosovës tejkaluan ndasitë dhe u bënë bashkë për të fituar lirinë e pavarësinë e vendit”, ka përfunduar ai.