Këshilli Drejtues i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, të enjten ka zgjedhur Artan Dërmakun rektor të universitetit, për mandatin katërvjeçar.
E në lidhje me këtë ka reaguar Jehona Lushaku-Sadriu nga LDK, e cila ka thënë se rektori i sapozgjedhur në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, është partiak, pasi që është anëtar i Vetëvensoejs.
Sipas Lushaku-Sadriut, partia në pushtet, po vazhdon të bëjnë kapjen e të gjitha institucioneve.
Postimi i plotë i Lushaku-Sadriu:
Anëtari i VV-së, rektor i Universitetit të Gjilanit!
Thonin që do t‘a bëjnë ‘çkapjen’…
‘Çkapje’ duke zgjedhur anëtarin e VV-së rektor të Universitetit të Gjilanit?! Rektor partiak?!
‘Ndryshimi’ i kërkuar po merr formë: Kapje e të gjitha institucioneve publike nga partia në pushtet.