Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook, kryetari i Degës së AAK-së në Prizren, Lulzim Kabashi është tërhequr nga pozita e kryetarit duke mbetur vetëm anëtar i thjeshtë brenda këtij subjekti,
Njoftimi i plotë:
Të nderuara struktura, anëtarë dhe simpatizant të AAK-së!
Pas një rrugëtimi të përbashkët politikë në kuadër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,
Një përvoje jashtëzakonisht të mire dhe sfiduese, e në të njejtën kohë dhe një pune sfilitëse,
Fakti i një rezultati jo të knaqëshm për disa parë zgjedhje të AAK-së dega në Prizren, duke ndjerë obligim moral që pjesa dërmuese e përgjegjësisë bie mbi Mua, është mëse e domosdoshëme që të hap rrugën për kuadro të reja dhe profesionale.
Pasi veq jemi në proces të rregullt zgjedhorë të AAK-së në të gjitha nivelet, kam vendosur që tani dhe tutje të mos jem pjesë e garës për pozitat politike në radhet e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përveçse anëtar i thjeshtë.
Poashtu nuk do të jem pjesë e asnjë pozite ekzekutive në nivel të qeverisjes lokale apo asaj qendrore.
I inkurajoj që të gjithë kuadrot e reja që të vazhdojnë garën politike me qëllim rritjen e nivelit politik mbrenda Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dega në Prizren , ku dhe ju bëjë thirrje që të gjithë Ata ose Ato të cilët janë të interesuar të hyjnë në garën politike , që kan ambicje , energji dhe sjellin vlera të reja , të garojn dhe të marrin përgjegjësi legjitime përmes zgjedhjeve në AAK-ë.
Poashtu dua të theksoj se në kuadër të AAK-së dega në Prizren dhe Aleancës në nivel qendrorë, pata rastin dhe kënaqësinë të njof njerzë të mrekullueshëm, profesional dhe atdhetarë të cilët prezentojn vlera të larta njerzore e kombëtare, e posaqërisht një respekt të veqant kam për kryetarin e AAK-së Z.Ramush Haradinaj i cili është një njeri me vlera të rralla dhe ishte fat i madhë për Mua që për një kohë relativisht të gjatë isha njëri prej bashkëpuntorëve të tij.
Me respekt për të gjithë Ju !
Lulzim I. Kabashi