Lulzim Basha hapi zyrtarisht fushatën elektorale në Rrogozhinë për zgjedhjet lokale të 6 marsit. Gjatë fjalës së tij ai tha se me SHBA dhe BE në krah janë shënuar fitoret më të mëdha për shqiptarët
“Këta që janë prapa hekurave dhe këta që do të shkojnë prapa hekurave, blenë vota edhe me paratë e inceneratorëve, por aspiratën për ndryshim nuk e ndalin dot. Dhe aspiratën e shqiptarëve për demokraci nuk e ndalin dot. Ndaj të dy komisionet, komisioni i reformës zgjedhore dhe komisioni i reformës territoriale janë sot realitet. Jo sepse në atë parlament ne kemi numra, se ju e dini që nuk i kemi, jo se nuk na i dhanë shqiptarët, por na i mori masakra zgjedhore.
Por se kemi kombinuar këto faktorë pra, opinionin publik shqiptar, vullnetin e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, përfshi edhe ata që i kemi pasur kundërshtarë politik, dhe faktorin tjetër, pa të cilin ky vend nuk bën përpara, që është aleanca strategjike me SHBA dhe me Bashkimin Europian. Me ta në krah, kemi shënuar fitoret më të mëdha politike, me ta në krah kemi shënuar arritjet më të mëdha për shqiptarët, me ta do ta hedhim prapa këtë kohë të mbrapshtë dhe do të kemi sëbashku, një horizont të ri. Një horizont të ri shprese për këdo , edhe për fermerin më të pashpresë, që në këtë muzg, në tokat më të largëta të Rrogozhinës, edhe për qytetarët në qendër të kryeqytetit, edhe për ata që mendojnë të largohen apo po bëhen gati të largohen, edhe për ata që janë larguar dhe mendjen e kanë këtu, ne do ta rikthejmë shpresën”, tha Basha.