NGA “KRONIKË NËPËR STUHI II”
“Lulëkuqet e Majit”
Më 11 maj të vitit 1998, për në Varrezat e Sharrës, në Tiranë, niset trupi i pajetë i dëshmorit Ilir Halit Konushevci-MËrgimi, të lindur më 20 qershor të vitit 1969 në fshatin Lllugë të Besianës, e të përjetësuar në Miliskaj të Qafë-Malit më 9 maj së bashjku me Dr. Hazir Malajn. Po në këtë ditë, por të vitit 1999, forcat e mëdha serboçetnike, të bashkuar, ushtri e polici, ndërmarrin edhe një ofensive mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në Frontin e Koshares dhe në luftimet ndër më të përgjakshme përjetësohen; Ali Miftar Hasi, i lindur më 25 dhjetor të vitit 1951 në Cermjan të Dushkajës.
Kreshnik Avdi Ademaj, i lindur më 16 qershor të vitit 1982 në Fshatin e Ri të Pejës, Fatos Muhamet Ademaj, i lindur më 16 qershor të vitit 1980 në Fshatin e Ri të Pejës, Emin Ruzhdi Kryeziu, i lindur më 31 korrik të vitit 1975 në fshatin Roganë të Dardanës, Nikollë Mëhill Dodaj, i lindur më 21 nëntor të vitit 1966 në fshatin Dujakë të Gjakovës, Urim Gani Mehmeti, i lindur më 28 prill të vitit 1975 në Cërnicë të Gjilanit, Xhevdet Rrustem Loshaj, i lindur më 6 qershor të vitit 1970 në Qarrabreg të Epërm të Deçanit, Bekim Ismail Nuka i lindur më 4 prill të vitit 1972 dhe Naim Shefket Arllati, i lindur më 17 tetor të vitit 1979 në Brestos të Rahovecit. Në këto luftime shkëlqen Batalioni “Bjeshka” i cili arrin për ta tërhequr trupon e pajetë të internacionalistit Françesko Bider, të përjetësuar më 5 maj të vitit 1999 dhe t’i bëhet përcjellja e fundit, me nderime në Varrezat e qytetit Bajram Currr.
Po më 11 maj të vitit 1999, në Qarravig të Mollapolcit të Shtimes përjetësohen luftëtarët: Nazim Kadri Bakiu, i lindur më 10 gusht të vitit 1974 në fshatin Biti e Epërme tën Shterpcës, Qamil Metë Osmani, i lindur më 7 shkurt të vitit 1973 në Kashtanjevë, Mehmet Selman Kabashi, i liondur më 8 shkurt të vitit 1978 në Ferizaj, Islam Hasim Neziraj, i lindur më 6 tetor të vitit 1981 në Mollapolc dhe Afrim Xhemajl Syla, i lindur më 5 qershor të vitit 1975 në fshatin Reçak të Shtimes. Por, po në këtë ditë, pra më 11 maj të vitit 1999 te Lendina e Rrumbullakt’t, afër fshatit Gajrak të Llapushës në një pritë përjetësohet Idriz Hamit Gajraku, i lindur më 29 prill të vitit 1945 në fshatin Gajrak të Llapushës dhe Ismet Arim Marmullaku, i lindur m 6 maj të vitit 1966 në Klinë. Po në këtë ditë, në Rogovë të Hasit, në altarin e lirisë përjetësohen luftëtarët: Shaban Ismail Morina, i lindur më 5 qershor të vitit 1971 në Rogovë dhe Shefqet Halit Thaçi, i lindur më 6 maj të vitit 1973 në Rogovë, ndërsa në fshatin Koper (ish-Kopernicë) të Dardanës përjetësohet luftëtari Ismail Xh. Ismaili, i lindur më 2 prill të vitit 1953 në Koper të Dardanës.
LAVDI DËSHMORËVE TË 11 MAJIT!
LAVDI TË GJITHË DËSHMORËVE!
Sabahajdin Cena