NGA “KRONIKË NËPËR STUHI II”
“Lulëkuqet e Majit”
SOT DO T’I FESTONIN DITËLINDJET
Dashtë Zoti që dëshmorët tanë ta gëzojnë mëshirën e Tij, i qofshim falë, por në ditën e sotme, ditëlindjet do t’i festonin; Adem Bajrami i
Popocit të Rekës së Keqe, i përjetësuar më 12 maj të vitit 1998 në vijën frontale Popoc-Smolicë,Shemsi Ukaj i Shaptejt të Deçanit i përjetësuar më 9 maj të vitit 1999 në Shavaret e Gramaçelit së bashku me vëllezërit: Bajramin, Rexhepin dhe Rifatin, Behram Morina i përjetësuar më 24 shtator të vitit 1998, Beqir Hyseni i përjetësuar më 2 maj të vitit 1999 në Martirat të Vushtrrisë, Ismet Prokshi, i përjetësuar më 30 prill të vitit 1999, Haziz Tolaj, i Pataçanit të Poshtëm, i përjetësuar më 10 qershor të vitit 1999, Shefket Muhadini i përjetësuar më 2 prill të vitit 1999 në Reçak të Gërkova.
Bahtir Jashari, i përjetësuar më 21 prill të vitit 1999, Xhezahir Syla, i përjetësuar më 21 maj të vitit 1998 në Fushëlum të Klinës, Ahmet Pulatani, i përjetësuar më 7 korrik të vitit 1988 në Morinë, Besim Feka, i përjetësuar më 12 prill të vitit 1999, Mentor Gashi, i përjetësuar më 15 qershor të vitit 1999 në Luftimet e Kijevës, Bedri Bazaj, i përjetësuar më 6 maj të vitit 1999, Emrush Buzhala i përjetësuar më 1 mja të vitit në lagjen Buzhala dhe Adnan Loku i Lumbardhit të Kaçanikut i përjetësuar më 24 mars të vitit 1999.
“Lulëkuqet e Majit”
KU NA MBETI AGIM SELMANI?!
“Ku na mbeti Agim Selmani?!
– N’at Ratish’ afër Glloxhani!”
Dita e 1 Majit të viteve 1998/99 relativisht e ngrohtë me prita, luftime e masakra mbi popullatën e pafajshme civile. Megjithatë forcat e Ushtrisë Çlirimtare triumfojnë në Ratishë, në Vojnik, në Budadkovë, në Shtime, në Vranoc e në Mollapolc të Shtimes, Në ditët e sotme të viteve 1998 e 1999, në aLtarin e lirisë përjetësohen: Asllan Sylë Gashi, i lindur më 25 maj të vitit 1972 në Vojnik të SKënderajt, Jemin Murat Musliu, i lindur më 8 shtator të vitit 1974 në Shtime, Alush Faik Mustafa, i lindur më 25 shtator të vitit 1966 në Belaj të Shtimes, Fehmi Nazmi Demiqi, i lindur më 4 shkurt të vitit 1972 në Abri të Epërme, Fetah Adem Selca, i lindur më 15 nëntor të vitit 1971 në Baran, Agim Ali Selamanaj, i lindur më 26 tetor të vitit 1978 në Glloxhan të Deçanit, Emrush Bislim Buzhala, i lindur më 1 maj të vitit 1968 në luftimet e lagjes Buzhala të Budakovës, Abdylsalem Ahmeti, i lindur më 23 shtator të vitit 1979 në Greme të Ferizajt, Agron Qerim Veliqi, i lindur më 17 nëntor në Palluzhë të Drenasit dhe Hajadar Sylë Agaj, i lindur më 13 gusht të vitit 1945, nuk u mbijetoi plagëve të marra gjatë granatimeve të forcave serboçetnike mbi Gramaçel më 23 maj të vitit 1998. Forcat serboçetnike për t’u hakmarrë ndaj NATO-s dhe luftëtarëve të lirisë bëjnë masakër mbi popullatën civile të fshatit Nabërgjan të Pejës.
QOFTË MËSHIRA E ZOTIT MBI SHPIRTËRAT
E DËSHMORËVE DHEMARTIRËVE TË KOSOVËS!
LAVDI E PËRJETSHME!
S.Cena