GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

“Lulëkuqet e Majit” Ah ky kufi i Mallkuar 6 Maj 1997

06/05/2022
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
“Lulëkuqet e Majit” Ah ky kufi i Mallkuar 6 Maj 1997
Share on FacebookShare on Twitter

AH, KY KUFI I MALLKUAR
Në ditën e sotme, 6 maj, të vitit 1997 në Qafë-Mullar të Pashtrikut përjetësohet luftëtari i orëve të parë të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Hilmi Haradinaj, i lindur më 17 nëntor të vitit 1973 në fshatin Glloxhan të Deçanit. Së bashku me Luanin qenë nisur: Ramush Haradinaj, Fehmi Lladrovci, Xhevë Krasniqi-Lladrovci, Abedin Rexha-Sandokani, Rafet Rama, Ramiz Lladrovci, Emrush Xhemajli, Gani Rama dhe Ali Ahmeti. Itinerari i këtij grupi ka qenë:
Vlahnë, Qafë-Mullar-Kushnin. Po në këtë ditë, por të vitit 1999 Brigada 138 “Agim Ramadani” ka luftime të përgjakshme në Frontin e Koshares dhe në këto luftime, në altarin e lirisë përjetësohen luftëtarët: Afrim Mehmet Krasniqi, i lindur më 13 nëntor të vitit 1968 në fshatin Tërpezë të Malishevës, Liman Aziz Rekaj, i lindur më 13 nëntor të vitit 1973 në Prelez të Muhaxherëve të Ferizajt, Nijazi Ramiz Rexhepi, i lindur më 30 ëntor të vitit 1967 në Sllatinë të Vitisë, Safet Qemajl Rexhepi, i lindur më 15 mars të vitit 1980 në Zhiti të Vitisë, Tafil Vehbi Osmani i lindur më 4 janar të vitit 1971 në Kçiq të Vogël të Mitrovicës dhe Florim Baki Maliqi, i lindur më 6 dhjetor të vitit 1977 në Sadovinë të Ferizajt.
Po në këtë ditë, gjatë luftimeve në Arbanë të Pejës (ish-Lutogllavë) përjetësohet luftëtari Avdi Smajl Kelmendi, i lindur më 25 nëntor të vitit 1968 në Arbanë, kurse gjatë luftimeve në Trubohoc dhe Trestenik, në një pritë përjetësohet luftëtari Bekim Sefer Mavraj, i Dasamit, Emin Mic Bderisha, i lindur në Trestenik, Gani Qerim Kelmendi i lindur më 6 qershor të vitgit 1948, Bedri Zeqir Bazaj, i lindur më 1 maj të vitit 1978 në Qëndresë të Drenasit, e në luftimet e Mollapolcit përjetësohet luftëtari Adnan Nexhemedin Krasniqi, i lindur më 26 mars të vitit 1981 në Prizren e gjatë luftimeve në Mitrovicë edhe Artim Sejdi Jashari, i lindur më 2 korrik të vitit 1974,

NGA “KRONIKË NËPËR STUHI II”
“Lulëkuqet e Majit”
MICI- SELAJDIN MULLABAZI, SOT
DO TA KREMTONTE DITËLINDJEN

Në ditën e sotme, pra më 6 maj, të vitit 1939 në Mollapolc të Shtimes u lindur luftëtari Sadik Murat Mujota, i përjetësuar më 14 dhjetor të vitit 1998 gjatë operacioneve të Mujë Krasniqit nëpër Lugun e Zi të Pashtrikut, e në fshatin Llaushë të Skënderajt, më 1943 u lind luftëtari Osman Shaban Geci, i përjetësuar gjatë rezistencës së Komandant Adem Jasharit më 5 mars të vitit 1998 e shtatë vjet më vonë, në Gash të Burimit (ish-Shushicë) u lind luftëztari Shaban Isë Salihaj, i përjetësuar në gusht të vitit 1998 në krye të familjes së bashku me Salihajt e tjerë, e pesë vjet më vonë, në fshatin Fortesë të ANadrinit, u lind luftëtari Fatos Eshref Zhuniqi, i përjetësuar më 25 mars të vitit 1999 në Fortesë (ish-Bellacërkë). Më 6 maj të vitit 1960 në fshatin Trestenik të Pejës, u lind luftëtari Mustafë Tahir Shabani, i përjetësur më 8 maj të vitit 1999 gjatë luftimeve në vijën Trubohoc-Trestenik e gjashtë vjet më vonë, në fshatin Dush të Klinës, u lind luftëtari Ismet Arif Marmullaku, i përjetësuar më 11 maj të vitit 1999 në Izbicë. Po në këtë ditë, pra më 6 maj të vitit 1970, në Rahovec u lind legjenda e luftës, krahu i djathtë i Xhelal Hajdës-Tonit, Selajdin Hamid Mullabaci-Mici, i përjetësuar më 6 nëntor të vitit 1998 te Udhëkryqi i Apterushës së bashku me Xhelal Hajdën-Tonin, Hamdi Hajrizin, Bektesh Halitin dhe Nezir Ymerit, ndërsa plagëve u mbijetojnë: Kujtim Saraqi dhe Lulzim Ymeri. Një vit më vonë, në fshatin Rogovë të Hasit u lind luftëtari Shefqet Halit Thaçi, i përjetësuar m 11 maj të vitit 1999 në Rogovë. Po në këtë ditë, por të vitit 1972 në Rogovë u lind edhe luftëari Besim Muhamet Berisha, i përjetësuar më 4 qershor të vitit 1999 e në fshatin Bajgorë të Shalës u lind luftëtzari Ali Sadik Fejzullahu, i përjetësuar më 25 qershor të vitit 1999 gjatë një operacionit të deminimit, e në fshatin Mollapolc të Shtimes u lind luftëtari Skënder Zeqir Salihaj, i përjetësuar më 13 shtator të vitit 1998 në Mollapolc, e në Glloxhan, më 6 maj të vitit 1979, u lind luftëtari Naim Metë Nimanaj, i përjetësuar më 11 gusht të vitit 1998 në Glloxhan afër Blinave e më 6 maj të vitit të famshëm 1981 në Mollapolc të Shtimess u lind luftëtari Islam Hasim Neziraj, i përjetësuar më 10 maj të vitit 1999 në Mollapolc.
URIME DITËLINDJET!
LAVDI DËSHMORËVE!

LAVDI DËSHMORËVE TË 6 MAJIT!
LAVDI TË GJITHË DËSHMORËVE!

(Sabaahajdin Cena )

Tags: 6 maj 1997Lunan HaradinajSelajdin Mullabazi Mici
ShareTweetShare
Previous Post

Selajdin Hamid Mullaabazi -Komandant Mici 6 Maj 1970

Next Post

VIDEO-Mes lopëve e pulave, vushtrriasi rrëfen se si e braktisi qytetin për të jetuar në fshatin Novolan

Lajmet e fundit

Gërvalla shkruan për darkën me Kallas, nuk e përmend heqjen graduale të masave për të cilën njoftoi ajo

Gërvalla shkruan për darkën me Kallas, nuk e përmend heqjen graduale të masave për të cilën njoftoi ajo

23/05/2025
Pasi foli Kurti, Gërvalla edhe më ashpër për Limajn: Një parti me tre deputetë s’mund ta kërkojë pozicionin e dytë në shtet

Pasi foli Kurti, Gërvalla edhe më ashpër për Limajn: Një parti me tre deputetë s’mund ta kërkojë pozicionin e dytë në shtet

23/05/2025
Mali i Zi, shtatë orë punë në ditë?!

Mali i Zi, shtatë orë punë në ditë?!

23/05/2025
Dy raste me lijën e majmunëve konfirmohen në Maqedoninë e Veriut – autoritetet nisin masat e kontrollit

Dy raste me lijën e majmunëve konfirmohen në Maqedoninë e Veriut – autoritetet nisin masat e kontrollit

23/05/2025
Pas vdekjes tragjike më 6 maj në Itali, sot varroset Endrit Ademi në Kosovë

Pas vdekjes tragjike më 6 maj në Itali, sot varroset Endrit Ademi në Kosovë

23/05/2025
CNN vjen në Kosovë, hapet kanali 24 orë i lajmeve

CNN vjen në Kosovë, hapet kanali 24 orë i lajmeve

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Gërvalla shkruan për darkën me Kallas, nuk e përmend heqjen graduale të masave për të cilën njoftoi ajo

Gërvalla shkruan për darkën me Kallas, nuk e përmend heqjen graduale të masave për të cilën njoftoi ajo

23/05/2025
Pasi foli Kurti, Gërvalla edhe më ashpër për Limajn: Një parti me tre deputetë s’mund ta kërkojë pozicionin e dytë në shtet

Pasi foli Kurti, Gërvalla edhe më ashpër për Limajn: Një parti me tre deputetë s’mund ta kërkojë pozicionin e dytë në shtet

23/05/2025
Mali i Zi, shtatë orë punë në ditë?!

Mali i Zi, shtatë orë punë në ditë?!

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.