Chelsea tashmë ka vendosur që Romelu Lukaku nuk është pjesë e planeve të tyre të ardhshme.
Megjithatë sipas raportimeve nga mediet italiane nuk është ende e qartë nëse belgu do të qëndrojë te Inter, me “zikaltërit” që e morën sulmuesin në formë huazimi në verë.
Huazimi i 29-vjeçarit te italianët përfundon në qershor dhe Inter duket se do të mendojë për ta marrë Lukaku-n vetëm nëse do të ketë një mbyllje të shkëlqyer të sezonit.
Megjithatë edhe në një rast të tillë,raportohet se “zikaltërit” do ta blejnë sulmuesin vetëm nëse do ketë një zbritje për kartonin e tij.