Luizi ka marrë një vendim që do të fillojë ta zbatojë pas të shtunës nëse nuk eliminohet nga shtëpia e “Big Brother Vip”.
Ky vendim i Luiz Ejllit lidhet me Kiara Titon. Në një bisedë më Nita Latifin, këngëtari është shprehur se nëse vazhdon e qëndron në “BBV” do ta respektojë dëshirën e moderatores për të mos i folur apo qëndruar pranë.
I pyetur nga Nita “je i sigurtë që edhe Kiarës i pëlqen ti?”, Luizi shtoi:
“Këtë e di veç Kiara dhe për mua aktualisht që flasim as mua nuk më besohet që po e them, por po kalova të shtunën unë Kiarën do e shoh thjesht si një konkurrente, si një vajzë në punë të saj, as do i flas as do merrem, meqë kjo është dëshira e saj. Unë do e lë dhe do kthehem nga këta, por do kthehem me çfarë kam, me zemër me trup me gjithçka”.
Kujtojmë që në një bisedë që kanë pasur ditën e djeshme Luizi dhe Kiara, nuk munguan tonet e ashpra nga ana e moderatores.
I përlotur, Luizi kërkoi sqarim me Kiarën dhe i kërkoi falje, por moderatorja iu kthyer keq duke e quajtur “gënjeshtar”, “mashtrues” dhe “mashkull të dobët”, madje në fund i tha “mu hiq sysh.”
“Më gjete mua kështu po jo çdokush është si unë. Kujdes me kë merresh. Më vjen mirë që nuk ke asnjë lloj gjëje nga ato që the, nuk ia uroj asnjë njeriu të jetë keq me shëndet. Ama gjithë goditjen e more më mbrapa. Mendoja sa budallqe kam qenë që të besova,”- u shpreh nder të tjera Kiara.