Pas nominimeve gjatë natës së prime, banorët kanë filluar të mendojnë se kush mund të largohet të shtunën.
Luizi, tha se nga shtëpia do të largohet Keisi, por sipas Qetsorit banori që do të eliminohet do të jetë Bledi, pasi nuk krijon asnjë situatë dhe përsërit të njëjtat gjëra.
Bledi pasi u largua vullnetarisht nga Big Brother VIP Albania, ai u rikthye javë më parë dhe po vazhdon qëndrimin në shtëpi.
Banorët e nominuar janë: Bledi, Elvis, Jori, Keisi, Luiz, Nita dhe Qetsori.