Këngëtari shqiptar, Luiz Ejlli që nga hyrja në spektaklin e Big Brother VIP Albania është bërë ndër emrat më të përfolur.
Çdo diskutim i tij, debat me banorët, deklaratë apo batutë kthehet virale në rrjete sociale dhe e gjithë kjo duket se i vjen natyrshëm.
Por, ditëve të fundit Ejlli është ‘fiksuar’ pas këngëtarit tjetër të njohur, Butrint Imeri, i cili vite më parë ishte në një lidhje dashurie me moderatoren Kiara Tito.
Luizi që në fillimi të BBVA ka shprehur pëlqimin për Kiarën dhe mundohet që çdo ditë në forma të ndryshme të fitoj zemrën e saj.
Megjithatë ai gjithashtu ka shprehur ‘frikën’ se ish-partneri i saj Butrinti do të mund të hynte në shtëpinë e famshëm, gjë që sipas Luizit do ta dëmtonte rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Albania.
Pasi bëri një diskutim me Kiarën, Maestron dhe Efin ku tha se hyrja e tij do ta nxjerrtë jashtë loje, ai këtë e ka folur sërish me Bjordin.
Mëngjesin e sotëm (e shtunë), këngëtari tha se ndonëse nuk e njeh Butrintin tha se në përballje me të vështirë që do t’ia dilte.
“Mos vjen ish i dashuri i Kiarës, një që e ka pasur publike. E kam dëgjuar si emër, por nuk e njoh. Nëse vjen ai unë jam shumë keq, më beso. Vështirë se mund t’ja dal”, u shpreh Luizi.
Kjo gjë u kundërshtua nga Bjordi, i cili tha se reagimi i Luizit në një situatë të tillë, do t’i jepte atij shumë pikë.
Artisti nga Kosova kishte lënë të dyshohet se një gjë e tillë mund të ndodhet në ditëlindjen e 27-të të Kiarës, megjithatë e gjithë vëmendja rreth kësaj situate u shfrytëzua nga ai për publikimin e këngës së re.