Lufta në Ukrainë po vazhdon prej 24 shkurtit dhe situata sa vjen e bëhet më e rënduar. Ditën e djeshme, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenksy vizitoi qytetin e ma akrës, Buchan në afërsi të Kievit, ku u gjetën trupat e civilëve të masa kruara nga us htria ruse.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, fotografi ukrainas nga Bucha, Andriy Dubchak, tregoi se si është aktualisht situata në atë qytet. Ai tha se ka ende kufoma trupash në rrugë, madje civilët nuk mund të punojnë më se gjejnë të afërmit e tyre. Nese vazhdon kështu dhe nuk ndalet nga Bota. Lufta do përhapet në gjithë Europën
“Në rrugët e qytetit ka shumë trupa të pajetë, femra dhe meshkuj. Ka edhe shumë trupa të pagjetur në fshatra. Është e tmer rshme të dëgjosh historitë e njerëzve, të dëgjosh se si po i vrasin të afërmit e tyre, kushërinjtë dhe miqtë e tyre.
Ka ende trupa ku fomash të mbetura në rrugë. Deri tani shumicat i kanë marrë, po ka edhe shumë të tjerë që duhen mbledhur. Është një kaos total dhe civilët nuk duan të punojnë se janë të njohurit e tyre ata që janë vrarë. Prandaj po vijnë të tjerë, nga qytete të tjera për t’i mbledhur.