Moderatorja e njohur shqiptare Luana Vjollca për pothuajse 1 vit nuk ishte pjesë e skenës televizive duke lenë gojëhapur te gjithë fansat e saj me mënyrën e largimit nga ekrani.
Mirëpo, ajo për T7 ka treguar se gjatë gjithë kësaj periudhe ka punuar për projektin e saj te ri te titulluar “Thuaje”.
“Të gjithë kane menduar se unë po pushoj, por kam punuar intensivisht për këtë projekt qe e kam projekt zemre”, u shpreh Luana Vjollca.
Vjollca mes tjerash tha se është shumë e vështirë të punosh një projekt të tillë.
“Nuk mund ta besosh, jashtëzakonisht e vështirë të besh një gjë të tillë, shijoj suksesin por nuk është aspak e lehte të bësh një projekt të tillë”, shtoi ajo.
Tutje duke folur rreth projektit te saj “Thuaje”, Luana u kaplua edhe nga emocionet.
Për më shumë, ndiqeni materialin e plote: