E ftuar në “Big Brother Fun Club”, Loredana Brati komentoi për herë të parë daljen e saj nga shtëpia e “BBVA”-së, duke ndarë ndjesitë e saj për situatat e fundit.
“Do të kisha pritur të shikoja klipin, të kaloja pak kohë me Jozin pas daljes nga ‘BBVA+-ja, të kishim një moment për të diskutuar çfarë ndodhi… por nuk ndodhi,” u shpreh ajo duke treguar se ende nuk e ka përpunuar plotësisht situaten, transmeton Gazeta Papirus.
Loredana reagoi edhe ndaj veprimit të Jozit ndaj Gjestit, duke u distancuar:
“Ishte një pamje shumë e fortë, jo e mirë për t’u parë. Distancohem komplet nga gjesti i Jozit ndaj Gjestit, nuk ishte i pranueshëm. Më vjen keq që ai arriti ta bënte atë gjë.”
Megjithatë, ajo theksoi se nuk pendohet për rrugëtimin e saj: “S’pendohem, do ta bëja sërish të njëjtën rrugë. Kam mësuar shumë”.
Në fund, Loredana shtoi se ka marrë një vendim në lidhje me Jozin, por nuk preferoi ta zbulojë publikisht: “Nuk dua ta agravoj situatën”.