Alarmon Ramiz Shala, flet për dënimet e rënda që FC Llapi mund t’i marr nga UEFA
“Sipas informatave që unë kam, FC Llapit ia kanë maru një hajmali komiteti i etikës dhe disiplinës së UEFA-s. Vendimi do të jetë i përafërt me Skënderbeun. Llapi pritet të dënohet me 10 vite përjashtim nga garat evropiane, dënim me vlerë monetare mbi 1 milionë euro dhe do t’i hiqet licenca e trajnerit, Tahir Batatinës. Kam këto informata siç i ka edhe Federata e Futbollit të Kosovës. Sipas informatave tjera, këta kanë me e prit deri të përfundon 75% e garës, edhe në momentin që të arrijë kjo pikë, Federata do ta marrë vendimin”.